Agjencia Zhurnal.mk

Reina: Të infektohesh me coronavirus, është sikur të shtypesh nga një kamion

Pepe Reina ka zbuluar se edhe ai është prekur nga pandemia botërore Coronavirus.

Portieri spanjoll ka thënë se infektimit me virus është sikurse të të shtyp një kamion.

“Javën e shkuar kisha të gjitha simptomat e coronavirus. Ishin ditë të vështira, ku mora të gjitha masat për të mos infektuar njerëzit e tjerë që jetojnë me mua”, ka thënë ai.

“Këtu nuk bëhen teste dhe ky është një problem. Por tani jam mirë. Ishte e vështirë. Ndjehesh sikur të ka kaluar sipër një kampion”.

“Nuk mund të evitohej një koment në lidhje me futbollin që tashmë ka ndaluar thuajse në të gjithë botën”.

“Nuk ka kuptim të luash pa publik. Në çdo rast, nëse kthehemi të luajmë, duhet të ketë garanci për sigurinë. Ne futbollistët jemi të privilegjuar”.

“Unë e kam të thjeshtë të qëndroj në izolim, por njerëzit e fortë janë ata që jetojnë në 70 metra katrorë bashkë me tre fëmijë. Ata po që janë heronj”, ka shtuar më tej Reina.

Spanjolli është aktualisht pjesë e Aston Villas, derisa po qëndron në vetëizolim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...