Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Reis ul. ef. Fetahu mirëpriti në takim ambasadorën e Holandës dhe Kroacisë

Shkup, 1 shkurt – Zhurnal.mk – Tё hёnёn mё 01.Shkurt.2021, Kryetari i Bashkёsisё Fetare Islame tё Republikёs sё Maqedonisё sё Veriut Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti nё vizitё zyrtare Ambasadoren e Republikёs sё Kroacisё tё akredituar nё vendin tonё, Ekselencёn e saj, znj. Nives Tiganj e shoqёruan nga Sekretarja e Dytё e Ambasadёs Kroate znj. Ana Vuçiç.

Nё kёtё takim Reisul Ulemanё e shoqёronte Mustafa ef. Dauti – Drejtor i sektorit pёr marrёdhёnie me jashtё (kontakte me faktorin ndёrkombёtar: OSBE, BE dhe institucionet e brendshme).

Fillimisht Ambasadorja Nives Tiganj e falёnderoi Reisul Ulemanё H. Hfz Shaqir ef. Fetai pёr mikpritjen dhe e uroi pёr zgjedhjen si Kryetar i BFI-sё dhe i dёshiroi shumё sukses nё tё ardhmen nё udhёheqjen e institucionit fetar Islam, ndёrsa mё pas foli rreth pёrshtypjeve qё ka pёr vendin tonё dhe sfidat me tё cilat ёshtё pёrballur vend i saj, Kroacia si anёtare e BE-sё dhe pёr pёrkrahjen e madhe qё ky vend ka shprehur pёr Maqedoninё e Veriut nё realizimin e aspiratave tё saja Evro-Atllantike.

Nga ana tjetёr, edhe Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e falёnderoi Ekselencёn e saj pёr vizitёn dhe pёr urimet e sinqerta, si dhe pёr mbёshtetjen e vendit tё saj, i cili tradicionalisht e jep ndaj shtetasve dhe vendit tonё. Reisi gjithashtu i tregoi njё letёr njoftim tё shkurtёr tё BFI-sё duke e njoftuhar njёherit me proceset, zhvillimet dhe planet pёr tё ardhmen pёr organizimin sa mё tё mirё tё jetёs fetare nё vendin tonё por edhe mё gjerё nёpёr qendrat Islame nё Evropё, e sidomos nё Kroaci, ku jeton dhe vepron njё pjesё e konsiderueshme e mёrgatёs tonё.

Mё pas u bisedua edhe pёr bashkёjetesёn dhe respektin ndaj besimeve tjera pёr tё cilat Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir Fetai konstatoi se çdo fe bazohet nё tre shtylla: Besimin nё Zot, Thirrja pёr punё tё mira dhe Besimi nё botёn tjetёr e dhёnia e llogarisё.

Ekselenca e saj Ambasadorja Tiganj, shprehu respekt tё madh pёr BFI-nё dhe dha vlerёsime tё larta pёr funksionimin dhe organizimin e jetёs fetare tё ndёrlidhur me tolerancёn ndёrfetare, duke shtuar se institucioni i BFI po bёn njё punё tё mrekullueshme nё kalitjen e personalitetit tё njeriut dhe shoqёrisё.

Nё fund tё takimit Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, nё shenjё respekti dhe mirёnjohje, i dhuroi Ekselencёs sё Saj Ambasadores Nives Tiganj njё Kuran nё gjuhёn Kroate

Reisi u takua gjithashtu edhe me Ambasadorin e Hollandës

Në selinë e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame, tё hёnёn mё 01Shkurt 2021, u zhvillua takim zyrtar mes Kryetarit të Bashkёsisё Fetare Islame tё Republikёs sё Maqedonisё sё Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Ambasadorit të Mbretërisë së Hollandës, Ekselencës së tij Dirk Jan Kop.

Reisul Ulema H. Hfz Shaqir ef. Fetai e falënderoi Ekselencën e tij për vizitën dhe interesimin për të zhvilluar një takim të këtij niveli, ndërsa nga ana tjetër Ambasadori Dirk Jan Kop e uroi Reisul Ulemanë për zgjedhjen në Krye të BFI-së dhe i dëshiroi udheheqje të sukseshme të këtij Institucioni dhe shëndet.

Ambasadori Kop, i cili kishte mjaft njohuri për zhvillimet në institucionin Islam, vlerësoi lartë rolin që luan BFI në shoqërinë multietnike dhe multikonfesionale nën udhëheqjen e Reisit H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe pikërisht për këtë arsye dhe ne këtë temë diskutuan më gjatë në këtë takim, ku u diskutua roli i BFI në ngritjen e vetëdijës së shoqërisë në aspektin e tolerancës ndërfetare dhe të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në vendin tonë. Ai më tej shtoi se një kohë të gjatë ka planifikuar të takohet me krerët e bashkësive fetare, për shkak të interesit dhe rolit që ka Mbretëria e Hollandës, në mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i bëri një përshkrim të shkurtër të fuksionimit të BFI e cila është kategori Kushtetutare në vend, që përfaqëson mbi 1 milion muslimanë dhe e cila në gjirin e saj ka mbi 1200 të punësuar dhe mbi 700 objekte fetare në mirëmbajtje, duke e njoftuar njëherit edhe me proceset aktuale, zhvillimet positive në bashkësi si dhe planet pёr një tё ardhme më të mirë të institucionit.

Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai gjithashtu foli edhe për vlerat e mëdha Islame, siç janë bashkëjetesa, toleranca dhe mirëkuptimi mes komuniteteve. Ai edhe një herë e falënderoi ekselencën e tij Ambasadorin Dirk Jan Kop, ku për hirë tëvërtetës, duhet theksuar se Mbretëria e Hollandës është një nga shtetet evropiane që më së shumti e Mbështet Maqedoninë e Veriut në realizimin e ëndrës Evropiane dhe bashkëngjitjes me Bashkimin Evropian.

Nё kёtё takim Reisul Ulemanё e shoqёronte Mustafa ef. Dauti – Drejtor i sektorit pёr marrёdhёnie me jashtё (kontakte me faktorin ndёrkombёtar: OSBE, BE dhe institucionet e brendshme).

Postime të ngjashme

Program i përshtatshëm shtetëror nesër në Shkup, Krushevë dhe Pelince për shënimin e 2 Gushtit- Ditës së Republikës dhe Ilindenit

R Zh

Pendarovski për deklaratën e Mickoskit: Nuk mbahet mend ndonjë politikan i ynë të shprehë aq mosrespektim të thellë ndaj heronjve më të mëdhenj

R Zh

Mickoski nuk do të marrë pjesë në shënimin e Ilindenit në Krushevë

R Zh

“A1ON” / DOSIE “Merko”: 329 vendime për rrënimin e ndërtimeve të egra rijnë në sirtar

R Zh

Në Kisella Vodë normalizohet furnizimi me ujë

D V

Fillon bekatonizimi i rrugës prapa shkollës fillore në Bukoviq

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...