Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Reja: Ibrahimovic më i kompletuar se Ronaldo

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, e ka lartësuar sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, duke thënë se suedezi është më i kompletuar se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Ibrahimovic i shënoi dy gola në fitoren e Milanit 3:1 kundër Napolit, falë të cilës kuqezinjtë janë në krye të renditjes.

39-vjeçari u bë lojtari më i vjetër që i shënon 10 gola në tetë ndeshjet e para në Serie A, duke e thyer rekordin e Silvio Piolas së Lazios nga sezoni 1942/43.

“Ardhja e Ibrahimovic ka qenë vendimtare për Milanin, por edhe Pioli ka formuar një skuadër të fortë. Gjiganti suedez është shndërruar në njeriun simbol të skuadrës që luan shumë mirë futboll. Kur humbin topin, ata vrapojnë me shumë këmbëngulje, për ta rikuperuar menjëherë. Kanë organikën e duhur për të arritur zonën Champions, ndonëse do të ishte mirë t’i shtohej edhe pak cilësi”, u shpreh Reja.

Më pas trajneri i Shqipërisë ka komentuar edhe momentin e mirë që po kalon Zlatan Ibrahimovic, i cili ndonëse me 39 vite mbi supe, ka shënuar më shumë se kushdo në këtë start të sezonit dhe po udhëheq skuadrën në krye të renditjes.

“Ibra ka fituar shumë eksperiencë dhe për më tepër tani nuk është më egoist si më parë. Tani luan më shumë për skuadrën, por në aspektin karakterial. Ronaldo për shembull është një lojtar më individual, Ibra është me të vërtetë i plotë”, deklaroi trajneri Reja.

Postime të ngjashme

Benjamin Kololli vesh fanellën e Real Soceidadit

Zekirija Haxhiu

Marrëveshja mes Interit dhe Lazios për Lazzarin

Zekirija Haxhiu

Përfundon “Euro 2020” për de Jong

Zekirija Haxhiu

UEFA i bie pishman, tani përkrahë ngjyrat e ylberit

Zekirija Haxhiu

Gianni De Biasi shumë pranë skuadrës së madhe italiane

Zekirija Haxhiu

Mourinho: Portugalia deri më tani ka luajtur me 10 lojtarë, Bruno Fernandes duhet të duket

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...