Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rejnders thotë se duhet ende përpjekje për përmirësimin e të drejtave themelore në RMV

Zhurnal Ads

Shkup, 28 tetor, zhurnal.mk – Pas takimit të tij virtual me ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq të realizuar dje, eurokomisari për Drejtësi, Didie Rejnders në një deklaratë me shkrim për MIA-n porosit se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me reformat gjyqësore, veçanërisht në fushën e të drejtave themelore.

Rejnders dhe Mariçiq përmes video konferencës diskutuan mbi gjyqësorin, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat në shërbimet e inteligjencës dhe administratës publike të cilat janë parakushtet thelbësore përhapjen e kapitujve të parë në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE.

“Rruga për reforma përmban sfida, veçanërisht duke i pasur parasysh rrethanat e jashtëzakonshme të pandemisë Kovid-19. Sidoqoftë, është me rëndësi jetike që autoritetet e Maqedonisë së Veriut ta mbajnë nivelin e përkushtimit ndaj reformave”, tha Rejnders.

Ai shtoi se vendi ka treguar përpjekje të intensifikuara në reformat e sundimit të ligjit dhe theksoi se për një shtet efektiv të ligjit është thelbësor që gjyqësori të jetë i pavarur dhe vendimet e gjykatës të zbatohen.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ndryshon ligji për pashaportat shqiptare: Ja si personat deri 18 vjeç mund të marrin shtetësinë

T E

D-r.Panovski: Tre muajt më të rënda janë para nesh

admin

Vendosen shtylla mbrojtëse përreth kopshtit Fidani (Foto)

Z H

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela në takim pune në Agjencinë e Mërgatës të RMV-së

E.E.

Filipçe: Duhet të gjithë ta ndihmojmë sistemin shëndetësor

E.E.

166 raste të reja, 416 të shëruar dhe 10 të vdekur

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...