Reklamat po vijnë në vetura?

nga D V

Duket se disa prodhues veturash kanë gjetur një mënyrë tjetër për të fituar para.

Ecni nëpër qytet dhe do të bombardoheni me reklama. E njëjta gjë vlen edhe për drejtimin e një veture, ku “sulmoheni” nga tabela reklamuese të dizajnuara në mënyrë tërheqëse në anë të rrugës.

Nëse ndizni telefonin, kompjuterin ose televizorin, ju pret një situatë e ngjashme. Pra, pse të mos e bëni makinën tuaj një vend tjetër për reklama?

Duket se kjo është pikërisht ajo që ka menduar dikush në Ford, i cili së shpejti mund të fillojë të shfaqë reklama të personalizuara në sistemet info-argëtuese të modeleve të ardhshme.

Në muajin shkurt të vitit 2023, Ford aplikoi për një patentë teknologjike për një sistem të tillë në SHBA.

Por nuk ndalet me kaq – sistemi mund të luajë reklama mbi altoparlantët e veturës, si dhe të përshtatë reklama bazuar në itinerarin e udhëtimit, të dhënat historike të mbledhura rreth shoferit dhe madje edhe bisedat e pasagjerëve brenda automobilit.

Duke folur për Auto News, analisti i ABI Research Abu Miah shprehu shqetësimin se reklamat mund të shkaktojnë shqetësime sepse pronarët e automjeteve mund të ndjejnë se po u cenohet privatësia, gjë që mund të çojë në një perceptim negativ të markës.

Ford nuk ka konfirmuar ende nëse teknologjia e përshkruar do të zbatohet në të vërtetë në modelet e prodhimit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More