Rekord i ri botëror, Toyota Mirai përshkoi 1359 kilometra me vetëm një rezervuar të mbushur

Toyota ka njoftuar se modeli i tyre Mirai me hidrogjen ka arritur me vetëm një rezervuar të mbushur plot, të përshkoj 1359 kilometra.

Me këtë është vënë rekordi i ri botërorë për mjetet me djegie të tillë, që është konfirmuar edhe nga libri i rekordeve Guiness, transmeton Telegrafi.

Rekordi i ri është arritur në SHBA, me dy persona brenda mjetit (shoferi Wayne Gerdes dhe ndihmës shoferi Bob Winger), pas dy ditëve vozitje të kujdesshme.

Mirai është 4975 mm i gjatë, 1885 i gjerë dhe 1470 i lartë. Kjo nënkupton që modeli i ri është më i gjatë, i gjerë dhe paksa më i lartë sesa paraardhësi. Gjithashtu është i pajisur me rrota prej 20 inç.

Enterieri është i veshur me lëkurë ngjyrë të zezë, instrument tabelën digjitale, ka ekranin e ndjeshëm në prekje prej 12.3 inç, karriget e para janë me ngrohje dhe ftohje, e audio-sistemi përbëhet prej 14 altoparlantëve.

Related posts

Mazda ka zbuluar planet për të ardhmen

D V

Këto makete kushtojnë më shumë se veturat e vërteta

D V

“Ajër i kondicionuar” në veturë: Cila është temperatura ideale për vozitje?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More