Rekord i ri i nxehtësisë ndërsa ‘Lucifer’ përfshin Italinë

Autoritetet rajonale në Sicili regjistruan temperatura prej 48.8 gradë Celsius të mërkurën pasi një anticiklon i quajtur “Lucifer” përfshiu vendin – i cili nëse konfirmohet do të ishte një rekord i ri i Italisë.

 

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, temperatura e nxehtë u regjistrua pranë Siracuse, duke tejkaluar rekordin e të gjitha kohërave të Italisë prej 48.5 gradë në Sicili në vitin 1999, megjithëse një zëdhënës i shërbimit meteorologjik kombëtar i tha AFP-së se kjo ende duhej të vërtetohej.

Diku tjetër në jug të Italisë, anticikloni ishte parashikuar të dërgonte merkurin në 39-42 gradë para se të “shkonte” për në veri, me temperatura të fundjavës deri në 40 gradë në rajonet qendrore të Toskanës dhe Lazios, që përfshin Romën.

Ndërsa kryeqyteti u përball me temperatura të larta të mërkurën, turistët kërkuan hije dhe ujë.

Por vapa ka ngritur frikën për zjarret që kanë përfshirë Sicilinë dhe rajonin e Kalabrisë gjatë gjithë verës, shumë të shkaktuara nga zjarrvënie, por të nxitura nga erërat e ngrohta dhe toka e thatë dhe bimët.

Zjarrfikësit thanë të mërkurën më herët se kishin regjistruar 300 ndërhyrje në 12 orët e fundit, ndërsa një 77-vjeçar vdiq nga djegiet e marra gjatë përpjekjes për të strehuar tufën e tij në fshat pranë Reggio Calabria.

Ndërkohë diku tjetër në Kalabri, zjarret kërcënuan vargmalin malor Aspromonte, të caktuar si një zonë e UNESCO -s me rëndësi gjeologjike ndërkombëtare. 

Related posts

Nga sot, mohimi i gjenocidit në Bosnje ndalohet

D V

Shpërthime në Afganistan/ Të paktën 2 të vdekur, mbi 19 të plagosur

Lea Muslija

Gjendet trupi i pestë i pajetë nën rrënojat e ndërtesës në Florida

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More