Rekord i zi i vdekjeve nga COVID-19 në Rusi

Rusia sot raportoi 799 vdekje të lidhura me Covid-19, një rekord që vendi regjistroi për herë të katërt për rreth një muaj.

Dhe për këtë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet ruse kanë fajësuar variantin Delta më ngjitës të coronavirusit për rritjen e fundit të numrit të njerëzve të infektuar.

Grupi i punës i coronavirusit të Rusisë gjithashtu ka konfirmuar 21,571 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, një rënie e lehtë nga kulmi i tij në korrik.

Që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 6,512,859 raste të infeksionit dhe 167,241 vdekje janë konfirmuar në Rusi.

Agjencia Federale e Statistikave e Rusisë mban një listë të veçantë të vdekjeve dhe thotë se nga prilli 2020 deri në qershor 2021, Rusia regjistroi rreth 315,000 vdekje të lidhura me Covid-19. 

Related posts

Ukraina po e heton si vrasje vdekjen e aktivistit bjellorus

Redaksia

Shoqata e Botuesve Kinë-Vendet e Evropës Qendrore e Lindore, forum mbi bashkëpunimin në fushën e botimeve

Z H

Erdogan e shqyrton mundësinë që të blejë më shumë raketa ruse

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More