Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rekord në Brazil – Mbi 4 mijë viktima në 24 orë nga koronavirusi

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se, një mutacion i Covid me transmetueshmëri të lartë ka ndikuar në rritjen e shpejtë të rasteve të infeksionit.

Brazili ka regjistruar më shumë se 4,000 viktima në 24 orë nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se, një mutacion i Covid me transmetueshmëri të lartë ka ndikuar në rritjen e shpejtë të rasteve të infeksionit.

Ndërkohë në Brazil spitalet janë të tejmbushura me pacientë me Covid dhe sistemi shëndetësor në shuma zona është në prag kolapsi.

Numri i personave që kanë humbur jetën është rreth 337,000, duke u bërë vendi i dytë për numrin më të lartë të viktimave pas SHBA.

Nga ana tjetër presidenti brazilian, Jair Bolsonaro vazhdon të kundërshtojë çdo masë bllokimi për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Sakaq në Brazil janë zbuluar 92 variante të koronavirusit duke përfshirë edhe variantin P.1 i cili ka rrezikun më të lartë për shkak të transmetueshmërisë së lartë.

Variant i cili mendohet se fillimisht është regjistruar në nëntor të 2020-ës në Amazonë duke u përhapur me shpejtësi në Manaus.

Postime të ngjashme

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...