Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rekorde, 4 milionë amerikanë kanë votuar tashmë me postë

Numri i amerikanëve që po votojnë me postë para zgjedhjeve të nëntorit është i paprecedent, tregojnë të dhënat e para.

Katër javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit, tashmë kanë votuar katër milionë amerikanë, që është shumë më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të para katër vjetëve kur deri në këtë kohë kishin votuar 75 mijë veta, tregon Projekti Amerikan i Zgjedhjeve, përcjell Reuters të mërkurën.

Numri i madh i votuesve është rritur nga mundësia e krijuar nga shumë shtete që të votohet me postë shkaku i pandemisë së koronavirusit, por edhe nga dëshira që të merret vendimi për të ardhmen politike të presidentit Donald Trump. Kundërkandidat i tij, është demokrati Joe Biden, të cilin e favorizojnë anketat e muajve të fundit.

“Asnjëherë nuk kemi parë që kaq shumë njerëz të votojnë në këtë kohë. Njerëzit votojnë në momentin që marrin vendimin dhe tashmë dihet se shumë të tillë kanë marrë një vendim për të ardhmen politike ndaj Trumpit”, ka thënë Michael McDonald nga Universiteti i Floridas.

Për shkak të numrit në rritje të votuesve, ai pret që të votojnë rreth 150 milionë amerikanë, që do të ishte rekord e që i bie 65 për qind e atyre që kanë të drejtë vote. Nëse regjistrohet kjo përqindje, atëherë do të ishte më e madhja që prej zgjedhjeve të vitit 1908, përcjell Zëri i Amerikës.

Presidenti Trump ka vënë në dyshim rregullsinë e votës me postë dhe ka lënë të kuptohet në shumë raste se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve.

Postime të ngjashme

800 gjedhët në anijen e bllokuar në Spanjë duhet të eliminohen, thonë veterinerët

T E

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite rrëzon një dron të rebelëve të Jemenit

T E

Banorët e Islandës janë mësuar me tërmetet, një seri prej 6 mijë tërmeteve kanë goditur ishullin

T E

Vazhdojnë protestat popullore kundër juntës ushtarake

T E

Çekia drejt katastrofës totale në spitale për shkak të Covid-19

T E

Johnson: Punonjësit britanikë do të kthehen në zyrat e tyre brenda pak muajsh

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...