Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Rekordi i paarritshëm i Hansi Flick me Bayern Munchen, më shumë trofe se sa humbje

Pak do të kishin vënë bast në nëntor të vitit 2019 që Hansi Flick do të qëndronte te Bayern Munich dhe do të fitonte gjithçka çka fitohet.

Skuadra bavareze ka hyr në historinë e futbollit, pas fitores në finalen e Kupës së Botës për Klube të enjten (1 -0) ndaj Tigres, duke u bërë klubi i dytë që fiton gjashtë trofe në një sezon.

Këtë moment historik e kishte arritur në FC Barcelona nën drejtimin e Pep Guardiolas në vitin 2009.

Flick, aktualisht ka më shumë tituj (6) sesa humbje (5), pasi e ka drejtuar skuadrën në 68 ndeshje.

Nga këto 68 ndeshje, Flick ka arritur të fitojë 58 prej tyre, me vetëm pesë barazime dhe pesë humbje.

Ekipi i tij ka shënuar 210 gola, duke pasur mesatare të golave më shumë se tre për ndeshje. Një mizori.

“Ne duam të jemi skuadra më e suksesshme që ka pasur Bayern Munich”, ka thënë ai pas ndeshjes.

Postime të ngjashme

Milani mund të përdorë klauzolën e Pessinas për të transferuar Ilicicin

D V

“Nga hero në zero”, kështu vlerësohet paraqitja e Baillyt në eliminimin e Bregut të Fildishtë nga Spanja nga Lojërat Olimpike

D V

Faqja e UEFA-s reklamon ‘Arenën Kombëtare’, pyet tifozët nëse e din ku gjendet ky stadium që do ta organizojë finalen e Ligës së Konferencës

D V

Depay shënon supergol ndaj Stuttgartit

D V

Arbër Zeneli i pafat, këput përsëri ligamentet dhe pritet të mungojë shumë gjatë

D V

Prezervativi e ndihmoi të fitonte medalje: Atletja i çudit të gjithë në Tokio 2020

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...