Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti uron besimtarët mysliman me rastin e Fitër Bajrami

Shkup, 12 maj 2021 -Zhurnal.mk – Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti ka uruar besimtarët mysliman me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në urim ai thekson se kjo festë, “të gjithë besimtarët e fesë islame i afron pranë njëri-tjetrit, për të shprehur vlerat njerëzore si, tolerancën dhe mirëkuptimin në shërbim të të gjithëve”.

“Në emër të Universitetit të Tetovës, më lejoni që nga zemra t’jua uroj festën e Fitër Bajramit, me shpresë se Zoti do ta pranojë agjërimin tuaj dhe do t’jua shpërblejë të gjithëve me begati, mirëqenie dhe harmoni familjare. Le të besojmë se, kjo ditë e shënuar do të na frymëzojë për forcimin e besimit, respektit ndaj shoqërisë, mendjeve dhe zemrave tona drejt qëllimeve të larta humane. Kjo festë, të gjithë besimtarët e fesë islame i afron pranë njëri-tjetrit, për të shprehur vlerat njerëzore si, tolerancën dhe mirëkuptimin në shërbim të të gjithëve. Urime Fitër Bajrami për të gjithë Ju!”, thekson në urim rektori Ameti.

Postime të ngjashme

Qeveria emëron Muharrem Asanin, zëvendësdrejtor në Dogan

R Zh

Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti njofton se nënshkruan kontratën për rikonstruktimin e rrugës kryesore

R Zh

Digjet deponia e egër në Labunisht, banorët në hall po helmohen nga tymi dhe gazrat

Dafina Vidishiqi

Zbulohen 13 emigrantë në autostradën Kumanovë – Tabanoc

Dafina Vidishiqi

Bisedimet për Kodin Zgjedhor, drejt dështimit

Dafina Vidishiqi

Zaev: Pro listave të hapura për këshilltarët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...