Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Sport

Rektori Vullnet Ameti i përgëzoi volejbollistët e UT-së për suksesin e arritur

Tetovë, 1 prill – Zhurnal.mk – KV Universiteti i Tetovës në kategorinë e meshkujve e fitoi vendin e dytë në kuadër të kupës së Maqedonisë së Veriut. Ekipi ynë u mposht në finale nga Strumica 3 me 1 në sete (28.3.2021), edhe pse ishte në avantazh pas setit të parë. Në gjysmëfinale ekipi ynë e mposhti Shkëndijën 3 me 0 në sete (26.03.2021).

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në një takim të përbashkët i përgëzoi volejbollistët për këtë arritje, duke theksuar se kjo arritje është sukses edhe i vetë Universitetit, me shpresën se vitin e ardhshëm do të jemi akoma më të përgatitur për ta kurorëzuar suksesin me fitimin e kupës. Ai tha se volejbolli është sport ekipor dhe vetëm nëse jemi të bashkuar mund t’i arrijmë objektivat tona. Të shpresojmë që pandemia të kalojë sa më shpejtë, dhe t’i kthehemi normalitetit, me këtë, të rikthehen edhe tifozët, pasi janë shtysë e madhe për të motivuar skuadrën.

Përkundër humbjes, volejbollistët tanë janë akoma të motivuar dhe besojnë se gara për titull në ligën e Maqedonisë së Veriut është akoma e hapur dhe me bashkimin e forcave gjasat janë reale që të shpallemi kampion. Njëzëri të gjithë besojnë te titulli, duke lënë pas humbjen e finales, si një mësim nga e kaluara.

Për suksesin e arritur, skuadrën e përgëzoi edhe dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike, Prof. Dr. Haki Ismaili, i cili theksoi se volejbollistët kanë bërë një punë të shkëlqyeshme deri tani dhe vetëm të vazhdojnë me këtë ritëm, pasi janë në rrugën e duhur.

Postime të ngjashme

Qyteti i Shkupit: FIllon ofanziva ndërtimore verore e rrugëve dhe bulevardeve

R Zh

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...