Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Remenski për hapjen e partisë së re nga Cërvenkovski: Dikush tjetër po e shfrytëzon autoritetin e tij

Shkup, 12 maj – Zhurnal.mk – Ish deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, në një intervistë për Lokalno, mes tjerash ka folur edhe për zërat e fundit për hapjen e një partie të re nga ana e ish kryetarit të LSDM-së, Branko Crvenkovski.

Siç shprehet Remenski, iniciativa e Crvenkovskit do të ishte e mirëpritur vetëm nëse ka lënë diçka të pa përfunduar derisa ishte pjesë e LSDM-së por se, pas kësaj ideje, sipas saj, qëndron tjetër kush, informon Zhurnal.

“Nëse Crvenkovski ka ide të papërfunduar politike ose ka lënë diçka të pa realizuar derisa ka qenë në pozita politike apo partiake, dhe nuk e sheh si qëllim në politikat e LSDM-së, atëherë mendoj se askush nuk mund ta ndalojë në idenë të formojë parti. Edhe pse mendoj se dikush tjetër po projekton dëshira përmes shfrytëzimit të emrit dhe autoritetit të tij”, thotë Remenski.

Ajo konsideron se anëtarët lojal të LSDM-së nuk do t’i bashkangjiteshin një partie të re e cila del nga vet LSDM-ja.

Remenski mer si shembull dhe partitë e formuara në të kaluarën nga Tito Petkovski dhe Vllado Buçkovski por të cilat dështuan.

“Në teorinë dhe praktikën politike ekzistojnë raste të formimit të dakorduar të subjekteve të reja politike të cilat duhet të amortizojnë një anëtarësi të pakënaqur, që më vonë të kyçen në marrëveshje të koalicionit drejt partisë-amë”, thotë ish deputetja.

Sipas Remenskit, dega e Shkupit e LSDM-së gjithnjë ka qenë degë oligarke dhe e orientuar për biznese.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Carovska: Organet hetuese do të zbardhin si është bërë furnizimi me librat shkollorë

Bekim Laçi

Pa marrëveshje me Sofjen, Shkupi nuk mund të shpresoj çelje të negociatave me BE

Bekim Laçi

Konferencë rajonale “Mbrojtja nga tregtia me fëmijë dhe eksploatimi i tyre në Ballkanin Perëndimor”

Zekirija Haxhiu

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, shanset për Maqedoninë janë shumë të vogla

Zekirija Haxhiu

Qeveria do të marrë vendim për taksën ekologjike dhe TVSH më të vogël për energjinë

Zekirija Haxhiu

11 qytete pa raste aktive me Covid, situata e qëndrueshme

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...