Agjencia Zhurnal.mk

Renault Clio, vetura më e shitur në BE

Shitja e veturave në vendet e Bashkimit Evropian ka rënë për 57% në raport me periudhën e njëjtë gjatë vitit të kaluar.

Përqindja e përgjithshme e rënies së shitjes së veturave në BE gjatë periudhës janar-maj 2020, është 43%, thuhet në të dhënat e publikuara nga JATO Dynamics, transmeton Telegrafi.

I njëjti burim raporton se vetura më e shitur në maj ka qenë Renault Clio, me 16.028 njësi të porositura nga 27 vendet e BE-së.

Në vendin e dytë është renditur Volkswagen Golf me 13.125 njësi të shitura, kurse në tretin Peugeot 208 me 10.977.

Vendi i katërt është rezervuar për Dacia Sandero me 10.651, në të pestin Renault Captur me 10.047. E në top 10-shen janë edhe VolkswagenT-Roc me 9.727, Opel Corsa me 9.451, Dacia Duster me 9.041, Citroen C3 me 8.712 dhe Volkswagen Tiguan me 8.689.

Në listën e veturave më të kërkuara elektrike në vendet e BE-së gjatë majit, prinë Renault Zoe me 3.679, i pasura nga Volkswagen Golf me 2.474 dhe Tesla Model 3 me 2.178.

Kur bëhet fjalë për modelet hidride, në tri vendet e para sa i përket shitjes janë modelet e Toyota siç janë Corolla, C-HR dhe Raë4.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!