Një shkupjan 20-vjeçar u lëndua rëndë, pasi ka humbur kontroll ndaj një automjeti dhe është përplasur në shtyllë, informojnë sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Mbrëmë rreth orës 21:30 në SPB – Shkup është denoncuar se në bulevardin ‘Serbia’, H.B. duke drejtuar automjet të tipit ‘bmw’ me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe është përplasur në shtyllë të ndriçimit rrugor”, sqarojnë nga MPB.
Në fatkeqësinë, shoferi është lënduar rëndë dhe dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”.
Ekspertizë ka kryer ekip i SPB – Shkup.