Renditja e re befasuese e Anthony Joshuas në listën e boksierëve të peshave të rënda është zbuluar pas humbjes së tij të fundit ndaj Daniel Dubois.
34-vjeçari pësoi humbje në raundin e pestë ndaj Dubois duke bërë që të ngriten pyetje sa i përket të ardhmes së tij në sportin e boksit,
Kjo ishte hera e katërt që AJ kishte shijuar humbjen në karrierën e tij dhe thashethemet për një meç me Tyson Furyn shumë shpejtë janë zhdukur.
Joshua paraprakisht ishte renditur i treti në listën e Ring Magazine, por një tjetër humbje nuk e ndihmoi kauzën e tij.Boksieri i lindur në Watford tashmë ka rënë në pozitën e shtatë, sipas renditjeve të fundit që janë publikuar.
Joshua tani e gjen veten prapa emrave si Martin Bakole dhe Agit Kabayel. Oleksandr Usyk mbetet më i miri në kategorinë e tij me rekordin si i pamposhtur 22-0-0.
Fury më pas ndiqet nga Dubois, ndërsa Joseph Parker është boksieri që kompleton top treshen.