Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

Rënia e doktrinës Trump dhe boshllëku paraelektoral

Zhurnal Ads

Mbi skenën politike të Kosovës mjegull e denture ka rënë dhe për qudi edhe
ujqit duken të hutuar dhe nuk ulërijnë. Edhe ata duken të hutuar dhe në
pritje. Ulërima e tyre ndodhë vetëm në kujtesën tone historike, të afërt
dhe të largët. Duket se janë pashitur pasi në qendrën e botës ka rënë një
politikë e ciila synonte që nacionalizmin agresiv ( më saktë, gjithçka
agresive) të e përdorte si karburant për ndryshime globale. Tash
përkohësisht kanë mbetur jashtë përdorimi dhe ulërima e tyre ende jehon
nëpër rrjetet sociale.

“Kopeja”, si metaforë për elektoratin e huazuar nga fjalori fetar, është
përpos e hutuar edhe e diciplinuar me masat dhe histerinë planetare
anticovid. Kjo frikë prej një virusi i cili për nga tmerri që u futë në
palcë njerëzve të zakonshëm, tashmë e ka tejkaluar tmerrin nga terorizmi
dhe fanatizmi fetar. Shpërlarja globale e trurit për një kohë është
pezulluar dhe njerëzit e hutuar sikur janë zgjuar nga një trans apo hipnozë
globale dhe nuk dijnë nga të ia mbajnë.

Nëse lëmë anash debatet për arsyet pse ndodhi e gjithë kjo, edhe virusi,
edhe Trumpi, edhe Hashimi, edhe Vuqiqi edhe rreshtimet e partive dhe
mediave pas krejt kësaj histerie globale e cila këtu e rrëzoi një qeveri
dhe e ndërpreu një program dinjitoz reformash, ajo që është ba e qartë
është se kufinjët nuk po dihet ende ku mbetën në agjendat e emisarëve dhe
dialogut. Nuk po dihet ende çfarë boshllëku ka lënë kjo furtunë planetare,
rajonale e lokale e cila iku, dhe si do të mbushet me njerëz të rinjë apo
me politika tashmë të përdorura dalur afati, me politikanë të shlyer nga
(keq)përdorimi.

Elektorati duket se kishte fjetur në një realitet dhe është zgjuar, apo po
zgjohet e mësohjet pak nga pak me një ambient tjetër. Struktura ka mbetur e
njejtë por përmbajtja ka ndryshuar. Kufinjët të cilët pritet të
relativizohen duket se nuk do të jenë primarë aq sa marrëdhanjet në mes
komuniteteve dhe kulturave. Kufinjët nacional po lëkunde nën presionin e
ikjeve nga atëdheu dhe diasporat po e tejkalojnë numerikisht atëdheun.
Idetë e shteteve të mëdha nacionale dhe mbinacionale po ndërthuren dhe po
fërkohen në kokat e njerëzve dhe në institucione.

Kuptimi i krejt kësaj, shumëdimensionalisht mbase do të atikulohet shpejtë
nga intelektualët, artet dhe shkencat por sidoqoftë ato tashmë po
formësohen si interesa dhe si politika. Asnjë ideologji, apo ide, së paku
ndër ne, duket se nuk i bjen taman kohës dhe partitë politike, në prag të
zgjedhjeve të jashtëzakonshme, tashmë të shpallura për ditën e të
dashuruarve, po heshtin ende. Nuk dihen ende vijat e kuqe, nuk dihen as
koalicionet, nuk dihen as programet por maqineria shumëmilionëshe e
marketingut po shkundet e po lëvizë ngadal, për të shpërthyer në 10 ditët e
fundit. Se si do të përmbyllet, askush se di edhe pse prognozat janë pak a
shumë për një fitore të thellë të të politikës e cila u thye dhe ra si
qeveri kur u ndesh me makinerinë agresive të oligarkëve global dhe atyre
lokal.

Oferta politike para zgjedhjeve është ende e pashpalosur. E vetmja parti e
cila është marrë pak a shumë me atë çfarë po ndodhë në përmasa globale dhe
ku është vendi i Kosovës dhe shqiptarëve në këto procese është LVV dhe
lideri i saj I cili si duket e ka një ide të përgjithshme se çfarë po
ndodhë në botë dhe rreth nesh. Fatkeqësisht as qarqet intelektuale të
kombit, as në Kosovë, duke u marrë me rivalitetet ndërpartiake, me gjykatat
apo me histerinë e pandemisë globale, nuk është vërejtur të e kenë
regjistruar apo komentuar më seriozisht këtë process dhe konflikt global.
Partitë e tjera, bazuar në retorikën e tyre, duket se nuk kanë ide çfarë po
ndodhë, por kemi vetëm një rreshtim pragmatik pas interesave të fuqive të
caktuara në rajon, ndërkohë që pas rënies së administrates Trump kanë
mbetur krejtësisht të hutuar, sidomos Lidhja Demokratike, ndërkohë që
partia demokratike e mbetur pa liderët e saj historik, po e përjeton të
njejtën gjendje hutie me atë që e përjetoi LDK pas vdekjes së presidentit
Rugova. Dallimi është vetëm te dy rrymat në këtë parti, njëra mban shpresë
në rikthimin triumfal të tyreë pra edhe në politikë, ndërkohë që pjesa më e
madhe e elektoratit dhe antarësisë pak a shumë e parandiejnë fundin e tyre
politik.

Dy partitë më të vogla, që poashtu njihen si krahu I luftës, e vazhdojnë
insistimin në meritat historik, por ende nuk kanë gjetur mbështetje as në
LDK as në PDK, ku kishte pritshmëri. Arsyet e këtyre dy partive për rezerva
janë të ndryshme, por ato të PDK janë të karakterit më personal, sepse roli
udhëheqës i tyre, rrezikon pozitën e zotit Thaçi si lider historik i
ashtuquajturës vijë të luftës.

Edhe LDK, e mbetur pa lider moral, si pasojë e keqpërdorimit dhe
kompromitimit të disa figurave kyçe të saj në lojën e ish presidentit
Thaçi dhe emisarit Grenell, nuk ka guxim të ofroj pozitën e presidentit
për një person aq dinamik, këmbëngulës dhe aq agresiv si z. Haradinaj, Duke
pasur parasyshë ndikimin që e kishte z. Thaçi te disa figura kyçe të LDK
dhe marrëdhënien e veçantë të z. Haqradinaj me ish presidentin Rugova, kjo
padyshim rrezikon lidershipin e saj aktual.

Suma sumarum, dallimi mes LDK dhe PDK asnjëherë nuk ka qenë programor sa
historic dhe largimi i liderve historic të PDK dhe mungesën e një
udhëheqësi shpirtëror në LDK, fare lehtë mund të vij deri te një shkrirje
mes tyre, aq më tepër që edhe struktura dhe interesat e tyre pak a shumë
nuk dallojnë shumë edhe pse as bashkarisht, këto dy parti nuk duket se mund
të jenë konkurente me LVV.

Kështu, termeti global me epiqendër në Washington, pos hutisë së parë
pritet të sjell rreshtim edhe nëpër kontinente e rajone, pra edhe ndër
popujt dhe vendet e vogla. Formula të gjithë kundër LVV si e vetme e cila
mbase do të ndalte fitoren e kësaj duket me pakë gjasa të arrihet dhe hutia
kolektive pritet të shpërndahe, ndoshta qysh me 15 shkurt. Ky “Shënë
Valentin” duket se do të na ikë pa daljet tradicionale nëpër lokale dhe pa
puthjet publike të qifteve të .

Sido që të jetë, këto zgjedhje do të përmbyllin kuptimisht një vit shumë të
keq, e mbase edhe një epokë pas çlirimit, po aq të lodhshme përplot
turbulenca e me plotë energji negative.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

BURRAT E BURRAVE

Z H

Nën hisen e diellit që na takon

Z H

Dy pyetje të thjeshta që nuk shtrohen janë rrëfimi i këtij vendi

E.E.

Mos e gjuani me gur LSI, ajo ju beri milionerë!

R ZH

Jakup Krasniqi dhe Vaso Pasha

E.E.

A do të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore pasi LDK-ja humbi zgjedhjet në Podujevë

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...