Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rënia e lindjeve, shqetësuese në Kërçovë! Për 5 vite numri është përgjysmuar

Shkup, 12 qershor 2021 – Nga viti në vit po bie numri i lindjeve. Fenomeni ka kapluar vendin, por më i dukshëm është në komunat më të vogla. Për Kërçovën është bërë shqetësues. Në bazë të statistikave të Drejtorisë për udhëheqje të librave amë të qytetit, në vitin 2015 ka pasur 774 lindje, ndërsa 5 vite më vonë, në 2020-tën numri është përgjysmuar. Ka pasur vetëm 302 lindje.

-Në vitin 2015 ka pasur 774 lindje

-Në vitin 2016 ka pasur 750 lindje

-Në vitin 2017 ka pasur 660 lindje

-Në vitin 2018 ka pasur 573 lindje

-Në vitin 2019 ka pasur 542 lindje

-Në vitin 2020 ka pasur 302 lindje

-Dhe deri në maj të 2021 ka pasur 195 lindje

Sociologia Hanife Ziberi thotë se uljen e numrit të lindjeve e sjellin shumë faktorë.

 “Sa i përket kësaj dukurie ndikojnë shumë faktorë, p.sh ndryshimet socio ekonomike, tranzicioni që ndodh viteve të fundit, migrimi, jo stabiliteti i shtetit. Ritmi i lartë i migrimit, sidomos i popullsisë në moshë riprodhuese ndikon ndjeshëm në uljen e lindshmërisë dhe arsyet kryesorë për këtë janë kërkimi I mundësive për një jetë më të mirë pra për punësim, arsim dhe kushte shëndetësore”, tha Hanife Ziberi – sociologe.

Ajo vlerëson se një faktor tjetër kyç është edhe ndryshimi socio-ekonomik si martesat e vonshme të çifteve dhe lindjet në moshë më të shtyrë.

 “Nëse më përpara kemi pasur lindje gjatë moshës 20-25 vjeçare, lindjet e para tani bëhen pas moshës 30 vjeçare, emancipimi i femrës tek një pjesë e popullatës, punësimi dhe vrapimi pas karrierës, planifikimi familjar dhe edukimi seksual bëjnë që të kufizohet numri i fëmijëve në një familje. Gjithashtu rritja e çmimeve, modernizimi i jetës, papunësia, mjedisi bëjnë që të mendohemi për numrin e lindjeve”, shtoi Hanife Ziberi – sociologe.

Statistikat e Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë në Kërçovë, tregojnë se edhe numri i kurorëzimeve ka rënë dukshëm në këto 5 vite. Në vitin 2015 ka pasur 477 kurorëzime, ndërsa në vitin 2020 vetëm 289. Në rritje në këto vite ka shkuar numri  vdekjeve në këtë qytet. Në 2015-tën ka pasur 433 vdekje, kurse në 2020-tën 453. Vetëm në 5 muajt e parë të këtij vitin në Kërçovë kanë vdekur 263 persona.

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...