Agjencia Zhurnal.mk

Rënia e numrit të diagnostikimeve me sëmundjen e Alzheimerit gjatë pandemisë ka alarmuar ekspertët

Numri i personave të diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit në Britani ka rënë dukshëm gjatë pandemisë së koronavirusit, kanë paralajmëruar ekspertët.

Sipas shifrave, për dallim nga shkurti ku niveli i pacientëve me Alzheimer ishte 67.7 përqind në qershor kjo shifër ka rënë në  63.5 përqind.

Ekspertët sot e quajuën “alarmante” rënien e niveleve të diagnostikimit me Alzherimer, duke thënë se një “krizë tjetër e fshehur” për rritet.

Ata janë të brengosur se njerëzit po qëndrojnë gjatë gjithë kohës brenda dhe nga frika e pandemisë nuk vizitohen tek mjekët. Si rezultat I kësaj, ekspertët janë të brengosur se nëse këta pacientë nuk diagnostikohen, atëhere sëmundja e tyre mund të përparoj.

NHS ende nuk ka ofruar një shpjegim adekuat për këta njerëz, edhe pse dukshëm është vërejtur një rënie e numrit të diagnostikimeve me sëmundjen e Alzheimerit apo çrregullimet e tjera të demencës.

Sot Shoqata për Alzheimer tha se një krizë e fshehur po rritet për pacientët me demencë, ndërsa kjo çështje ka marrë shumë pak fokus.  Ata kërkuan nga Qeveria që të krijoj një plan konkret për sigurimin e njerëzve, në mënyrë që njerezit të ndjehen të sigurt për të hyrë në shërbimet dhe ambientet spitalore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...