Rënia e numrit të pacientëve me COVID-19, mbyllet Mjekimi Intensiv Qendror në QKU

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se të martën është mbyllur Mjekimi Intensiv Qendror-COVID në QKUK.

Mbyllja e këtij reparti ka ardhur si rezultat i rënies së numrit të pacientëve të prekur me coronavirus.

“Mjekimi Intensiv Qendror- COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është mbyllur të martën, pas rënies së numrit të pacientëve të prekur me COVID-19.
Si rrjedhojë e përmirësimit të situatës, në funksion do të jetë vetëm Intensiva e Klinikës Infektive”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

ShSKUK më tej ka njoftuar se me përfundimin e dezinfektimit, Njësia Koronare do të kthehet në hapësirat e saj- të cilat deri tash ishin në shërbim të Mjekimit Intensiv Qendror-COVID.

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor nga COVID-19 janë 263 pacientë, 186 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Ndryshe ditëve të fundit në Kosovë ka pasur një rënie të lehtë të numrit të rasteve të infektimeve me COVID-19 e gjithashtu edhe numrit të vdekjeve nga ky virus.

Krahas kësaj dita-ditës po vazhdon të rritet numri i qytetarëve të cilët po vaksinohen kundër COVID-19.

Deri më tani në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 299 mijë e 482 doza të vaksinës. Kurse 513 mijë e 544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në 24 orët e fundit në vend janë konfirmuar 68 raste të reja dhe 8 të vdekur. 

Related posts

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken: Donacioni prej 500 mijë dozave e sjell Kosovën 20 për qind më afër qëllimit për vaksinim

D V

Kurti: I vetmi individ që ka interes për destabilizim është Vuçiqi, ne jemi të hapur për bisedime

D V

Labinot Tahiri duartroket vendimin për vendosjen e reciprocitetit të targave: Të lumtë Albin Kurti

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More