Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Header

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Rënia e shitjeve në Evropë paralajmëron “vit të zi” në tregun e automobilave

Ndonëse në dy muajt e parë të vitit, Gjermania nuk kishte probleme me koronavirusin, në këtë vend është shënuar rënie e shitjes së automobilave për gati 10 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar.

Tregu i përgjithshëm evropian ka nisur të marrë goditje shkaku i pandemisë, që është dëshmi se 2020-ta mund të jetë një “vit i zi” sa i përket shitjes së automobilave.

Bazuar në të dhënat e “Focus2move”, në Evropë janë shitur 484.996 makina në dy muajt e parë, që është shifër impozante për situatën që po kalon bota, por që i bie 10 për qind më pak se në janarin e shkurtin e vitit 2019.

Sa u përket kompanive veç e veç, Opeli ka pësuar 22.4 % rënie të shitjeve, pastaj Fordi (18.1%), Audi (10.1%) dhe Volkswageni (7.6%).

E vetmja kompani që ka regjistruar rritje në Evropë është Seati spanjoll. Në dy muajt e parë të vitit ka shitur 25% më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!