Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Rënia ekonomike e Shqipërisë sa dyfishi i mesatares së rajonit!”/ Meta: Respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit është kyç për stabilitetin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas parashikimit të BERZH për ekonominë shqiptare. Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit ngre alarmin se ulja që pritet të pësoje ekonomia ndikon dhe përshkallëzon më tej krizën politike në vend.

Ai shkruan se rënia ekonomike e Shqipërisë është sa dyfishi i mesatares së vendeve të tjera të rajonit duke qenë se për Ballkanin Perëndimor me – 5.1 %.

Meta shkruan respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është kyç për stabilitetin politik, por edhe për ekonominë kombëtare dhe atë të çdo familjeje shqiptare që do të ndalojë rënien në humnerë.

Postimi i plotë:

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë së fundmi një parashikim të zymtë për të ardhmen e afërt të ekonomisë shqiptare, më negativi jo vetëm për vendet e Ballkanit, por për të gjithë rajonin e BERZH.

Konkretisht, rritja ekonomike per vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të ulet në – 5.1% në vitin 2020 si rezultat i kolapsit të sektorit të turizmit, ndërprerjes globale të zinxhirit të furnizimeve, prodhimit të ulët industrial, rënies së investimeve të huaja, si dhe dërgesave nga diaspora.

Ndërkohë që parashikimi i rritjes ekonomike për Shqipërinë për vitin 2020 është – 9.0% më i larti krahasuar me vendet e rajonit.

Rënia ekonomike e Shqipërisë është sa dyfishi i mestares së vendeve të tjera të rajonit.

Pandemia ka prekur dhe ka ndikuar negativisht në ecurinë e turizmit, aq sa rënia e aktivitetit të turizmit ka kontribuar më shumë se 1/5 e uljes së rritjes ekonomike.

Gjithashtu eksportet për periudhën 7 mujore në vitin 2020 janë tkurrur në -17%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënia më e madhe e eksporteve është rregjistruar me Italinë, në rreth 40% për periudhën mars – maj të vitit 2020. Ndërsa rënia e dërgesave nga diaspora në më shumë se 1/5 ka ndikuar negativisht në rënien e konsumit.

Në këto kushte çdo përshkallëzim i mëtejshëm i krizës politike në vend, do rrezikonte seriozisht stabilitetin dhe pasigurinë për qytetarët.

Koha për parandalimin e rënies në humnerë është tani!

Ndaj respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është kyç për stabilitetin politik, por edhe për ekonominë kombëtare dhe atë të çdo familjeje shqiptare.

KOHA PËR T’U THELLUAR! 🇦🇱

Postime të ngjashme

Presidenti Meta në Ditën Botërore të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut: Ju ftoj të gjithëve të mposhtim frikën apo indiferencën dhe të ndërtojmë solidaritetin

Bekim Laçi

Covid-19, mbërrijnë 20 mijë doza AstraZeneca, të dhuruara nga Greqia

Bekim Laçi

Balla: Koha kur politika kishte kompetenca në emërimet në drejtësi ka përfunduar

Bekim Laçi

Komisioni Zgjedhor i PD shpall zyrtarisht rezultatet: Lulzim Basha fitues, ja si u ndanë votat mes 4 kandidatëve

Bekim Laçi

Protesta e maturantëve në Fier, drejtoresha e Arsimit iu bën moral: Këto janë brezat që ne po edukojmë?

Bekim Laçi

Pas Greqisë dhe Italia i mbyll ‘dyert’ shqiptarëve, shtyhen kufizimet deri më 30 Korrik

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...