Rënie e eksportit dhe importit, deficiti tregtar deri në shtator 2.34 miliardë euro

nga D V

Shkup, 4 nëntor – Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar-shtator të këtij viti, arrin në 5.861.1 milionë euro dhe shënon rënie për 6,1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Vlera e mallrave të importuara, në të njëjtën periudhë, është 8.205.4 milionë euro, që është 0,5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Deficiti tregtar është 2.344.3 milionë euro, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Mbulimi i importit me eksportin, në periudhën janar – shtator të vitit 2024, është 71.4%.

Shkëmbimi tregtar sipas produktit tregon se në eksport pjesa më e madhe është e katalizatorëve  e transportuesve me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, kompletet e përçuesve për ndezje etj., për automjetet, aeroplanët ose anijet, pjesët e sediljeve të nëngrupit 821.1 dhe katalizatorët e tjerë të transportuesve. Në import  më shumë janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (përveç të papërpunuar), metalet e tjera të grupit të platinit dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose pluhur, dhe automjete të tjera motorike për transportin e personave.

Në periudhën janar – shtator të vitit 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More