Rënie e qarkullimit industrial në vend

nga Xh M

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rënie e qarkullimit në industri për 7.5 përqind në nëntorin e fundit, krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar.

“Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit nëntor 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare përveq energjisë për 3.0 %, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 12.8 %, dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 2.9 %, derisa rënie vërehet te Prodhimet kapitale për 20.5 %”, raportoi Enti Shtetëror për Statistika.

Rënie për 5.9 përqind ka pasur edhe në krahasim me muajin paraprak.

“Në periudhën janar- nëntor 2024, krahasuar me periudhën janar- nëntor 2023 është 10.8 përqind”, sqaroi Enti.

Më së shumti rënie ka në tregun e jashtëm (10.1 përqind), ndërsa në tregun e brendshëm (1.2 përqind).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More