Agjencia Zhurnal.mk
Auto Ekonomi Maqedoni

Rënie e shitjes së automjeteve të reja për 33 për qind

Shkup, 6 mars – Pandemia me Kovid-19, e cila ndikoi negativisht në punën e disa sektorëve, gjithashtu ndikoi edhe në industrinë e automobilave. Importuesit e automjeteve të reja për shkak të kërkesës së zvogëluar ishin të detyruar të përshtaten me rrethanat e reja të vendosura nga pandemia dhe t’i zvogëlojnë importet e automjeteve.

Nga Grupacioni i importuesve të automjeteve të reja pranë Lidhjes së Odave Ekonomike në një deklaratë për MIA-n thanë se kanë vërejtur rënie të shitjeve prej 33 përqindëve vitin e kaluar në krahasim me vitin 2019.

“Arsyet për këtë situatë bazohen në krizën ekonomike, përkatësisht në konsumin e zvogëluar. Për shkak të situatës në ekonomi, qytetarët po përmbahen nga konsumimi i mallrave të akcizës, ndërsa në të njëjtën kohë kompanitë po përmbahen nga investimet e reja për shkak të zvogëlimit të aktiviteteve të biznesit dhe zvogëlimit të të ardhurave”, thonë nga Grupacioni.

Me rimëkëmbjen e ekonomisë dhe daljen nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia, ata presin që në periudhën e ardhshme të marrin masa që do të stimulojnë blerjen e automjeteve të reja, veçanërisht të atyre me mbushje të energjisë elektrike.

“Disa masa Qeveria tashmë i ka paralajmëruar, realizimi i të cilave presim të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, theksojnë nga Grupacioni i importuesve të automjeteve të reja në një deklaratë dhënë për MIA-n.

Edhe të dhënat nga Dretoria doganore tregojnë se vitin e kaluar janë importuar më pak automobila të reja sesa në vitin 2019. Sipas këtyre të dhënave, vitin e kaluar janë importuar gjithsej 5,172 automjete të reja në vend, që është rreth 1000 automjete më pak krahasuar me vitin 2019 kur në vend kanë hyrë 6341 automjete të reja.

Duke analizuar të dhënat e Drejtorisë doganore, mund të vërehet se që nga shkurti i vitit të kaluar, kur u zbulua rasti i parë i virusit korona në vendin tonë, numri i automjeteve të reja të importuara gradualisht zvogëlohet çdo muaj. Kështu, nga 570 automjete të reja në shkurt, tashmë në dhjetor numri u ul në 505 automjete, kurse në janar të këtij viti në 364. Në dhjetor të vitit të kaluar, 264 automjete u importuan më pak krahasuar me muajin e njëjtë të 2019.

Pandemia shkaktoi gjithashtu një rënie në shitjet e përgjithshme të makinave në Bashkimin Evropian. Vitin e kaluar, shitjet totale kanë rënë me 23.7 për qind krahasuar me vitin 2019.

Sipas të dhënave të vitit 2020 të Shoqatës evropiane të prodhuesve të automjeteve, rënia e shitjeve të makinave në Kroaci ishte 42.8 për qind, në Belgjikë 36.8 për qind, në Portugali 35, Spanjë 32.3 për qind, Estoni 29.5, Greqi 29, Itali 27.9, Francë 25.5, Austri 24.5 , Belgjika 21.5, Holanda 19.5 dhe Gjermania 19.1 për qind.

Postime të ngjashme

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

MPJ prezantoi katër këshilltarët ekonomikë, do të vendosen në Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi

R Zh

Muça: Shkupi do të lulëzojë me gjelbërim! (FOTO)

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...