Agjencia Zhurnal.mk

Reparti i Syve në Gjakovë qe 10 muaj i mbyllur, mjekët s’kanë interes për të punuar

Mungesa e mjekëve specialistë e mosinteresimi i mjekëve të tjerë për të punuar në këtë spital rezultoi me mbylljen e këtij reparti

Nga 15 marsi i vitit të kaluar Reparti i Oftalmologjisë në Spitalin e Gjakovës është mbyllur dhe që nga ajo kohë nuk ka shërbime për pacientët. Për shkak se asnjë mjek nuk ka shprehur interesim të punojë në këtë repart ai do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur, shkruan e përditshmja Zëri.

Janë bërë më shumë se 10 muaj qëkur Reparti i Syve në Spitalin e Gjakovës është mbyllur. Mungesa e mjekëve specialistë e mosinteresimi i mjekëve të tjerë për të punuar në këtë spital rezultoi me mbylljen e këtij reparti, pavarësisht që ka pasur pacientë të shumtë që kanë marrë shërbime shëndetësore aty. Në Repartin e Syve në këtë spital kishin punuar dy mjeke, njëra nga to kishte dalë në pension para dy vjetësh, ndërsa njëra për shkaqe shëndetësore kishte lënë punën.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...