Reperi i njohur nga Gjermania, Zuna ka bërë një vepër të veçantë.
Ai ka vendosur që bashkë me menagjerin e tij Arian Kosumi, të ndihmojë 600 familje të varfëra me ushqim.
Shpërndarja do bëhet në të gjitha komunat e Kosovës duke filluar nga Prishtina.
Ariani ka konfirmuar për Gazetën Neutral se ndihmat përmbajnë gjëra ushqimore dhe 25 ton miell nga Fondacioni “Sefa Kaya”. Video Player00:0000:06
Kjo ndihmë vjen pas goditjes nga pandemia por edhe siç dihet Kosova është një ndër vendet më të varfëra në Ballkan.
Zuna u bë i njohur për shqiptarët nga bashkëpunimet e tij me reperin Azet i cili ka prejardhjen nga Podujeva.