Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Republika Çeke: Kina ka miratuar kërkesën për ofrimin e vaksinave COVID-19

Sipas njoftimeve nga agjencia “Reuter”, më 3 mars, zëdhënësi i presidentit të Republikës Çeke Jiri Ovcacek deklaroi që presidenti Miloš Zeman i ka paraqitur Kinës kërkesën për ofrimin e vaksinave kundër COVID-19. Sipas ambasadës së Kinës në Republikën Çeke, “Kina ka vendosur ta plotësojë menjëherë këtë kërkesë”.

Më parë, Jiri Ovcacek shkroi në rrjetet sociale se me kërkesën nga kryeministri Andrej Babis, Zeman i ka kërkuar Kinës ofrimin e vaksinave COVID-19, ndërsa javën e kaluar, Zeman i ka paraqitur kërkesë edhe Rusisë.

Republika Çeke ndodhet në Europën Qendrore dhe ka një popullsi prej 10.7 milionë banorësh. Ajo është ndër vendet më të goditura nga pandemia. Tani, spitalet në Republikën Çeke janë shumë të ngarkuara ndërkohë që deri më 2 mars, numri i të vdekurve nga COVID-19 arriti në 20,941.

Postime të ngjashme

SHBA: Pikëpyetje për motivet e Moskës në kufirin me Ukrainën

R Zh

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

R Zh

Franca do ta zgjasë kohën e administrimit të dozave kundër COVID-19

R Zh

BE: Kompromis me SHBA për mosmarrëveshjen tregtare

R Zh

Kina kundërshton politizimin e Lojërave Olimpike

R Zh

Deti i Kinës Jugore nuk duhet të bëhet arenë përplasjesh

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...