Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Republikanët ia kthejnë shpinën Trumpit, votojnë për shfuqizimin e vetos së presidentit

Senati amerikan votoi për anulimin e vetos së presidentit, Donald Trump, i cili e vendosi mbi ligjin për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes prej 740 miliardë dollarësh.

Kjo është ndarja e parë e rëndësishme e republikanëve nga Trumpi, njëzet ditë para se të largohet nga detyra.

Trump, i cili u kthye në Uashington të enjten nga klubi i tij privat në Florida, rriti presionin mbi republikanët dhe kritikoi liderët e partisë për mos mbështetjen në rastin e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, raporton cnbc.

Senati amerikan u ul në ditën e parë të vitit të ri, gjë që nuk është e zakonshme për pushime.

Kjo ndodhi sepse republikanët – partia e presidentit, Donald Trump, ndërmorën hapa për të anuluar veton që vuri në paketën e madhe ligjore për mbrojtjen kombëtare.

Anëtarët republikanë të Kongresit zakonisht qëndruan pranë presidentit gjatë katër viteve të tij të trazuar në Shtëpinë e Bardhë.

Që nga dështimi për të fituar një mandat të dytë, Trump i ka kritikuar ashpër ata për mos mbështetjen e plotë të akuzave të tij të pakonfirmuara për mashtrim zgjedhor, si dhe për refuzimin e kërkesës së tij për të votuar për më shumë ndihmë financiare për ata që preken nga COVID-19 dhe për gatishmërinë për të rrëzuar veton e tij të Aktit të Mbrojtjes.

Senati me shumicë republikane u takua në mesditë për të votuar Aktin e Mbrojtjes Kombëtare 740 miliardë dollarësh, të cilin Trumpi e refuzoi të nënshkruajë sepse nuk shfuqizon disa mbrojtje ligjore për kompanitë e teknologjisë, raporton.

Senatorët do të mbajnë dy vota procedurale për të anuluar veton e Trumpit, pasi Dhoma e Përfaqësuesve, me një shumicë demokratike, e anuloi atë të hënën. Nëse ka vota të mjaftueshme për të hequr veton, Senati do të mbajë një votim të dytë procedural dhe më në fund të miratojë ligjin të shtunën.

Postime të ngjashme

Gjermania reagon ndaj kritikave dhe ndryshon radhën e vaksinimit

T E

Islanda përgatitet për një shpërthim të mundshëm pranë Reikjavikut

T E

Navalny lajmërohet nga burgu: Gjithçka në rregull me mua

T E

Armenia përballet me tensione politike dhe plagët e luftës

T E

Dyshime për sulm terrorist në Suedi/ 8 persona të plagosur me thikë

T E

Së paku 33 të vdekur në protestat në Birmani

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...