Agjencia Zhurnal.mk

Rëra e Saharasë mbulon Karaibet, mbërrin “reja” përbindësh

Një re gjigante rëre dhe pluhurit nga Saharaja po mbulon Karaibet gjatë rrugës së saj drejt Shteteve të Bashkuara.

Përmasat dhe përqendrimi i grimcave të saj nuk ishin parë prej më shumë se gjysmë shekulli. Cilësia e ajrit në pjesën më të madhe të rajonit mbërriti nivele “të rrezikshme” rekord dhe autoritetet, që e kanë cilësuar “Reja Goxillë e pluhurit”, i këshilluan banorët të qëndrojnë brenda dhe të përdorin filtrat e ajrit nëse i kanë.

“Ky është eventi më i rëndësishëm i këtij lloji në 50 vitet e fundit,” deklaroi Pablo Méndez Lázaro, specialist i mjedisit në Universitetin e Porto Riko.

Kushtet e krijuara në shumë prej ishujve  janë të rrezikshme, dhe kjo situatë krijohet pikërisht në një kohë kur mjaft specialistë të shëndetit janë të shqetësuar për simptomat e frymëmarrjes të lidhura me pandeminë e koronavirusit.

Lázaro, i cili po punon me Nasa për të zhvilluar një sistem alarmi lidhur me mbërritjen e pluhurit dhe rërës nga Saharaja, tha që përqendrimi ditët e fundit ka qenë aq i lartë sa mund të ketë efekte të dëmshme edhe tek njerëzit e shëndetshëm.

Kushte jashtëzakonisht të rënduara të ajrit dhe dukshmëri e kufizuar u raportuan nga Antigua në Trinidad & Tobago, ndërsa kjo situatë pritet të zgjasë të paktën deri në orët e mbrëmjes.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...