Agjencia Zhurnal.mk

Reshitaj: Kam kërkuar që në ligjin për luftimin e pandemisë të futet edhe blerja e vaksinave

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, ka thënë se ka kërkuar që në Ligjin për luftimin e pandemisë të futet edhe blerja e vaksinave kundër COVID-19.

Reshitaj thotë se që nga fillimi i pandemisë janë bërë politika të gabuara me menaxhim, derisa shton se fokusi do të duhej të jetë në rritjen e kapaciteteve për ta përballuar dhe parandaluar virusin.

” Nëse arrijmë të marim informata profesionale që në vjeshtë ose dimër ka mundësi të kemi përkeqësim të situatës dhe çka na duhet, na duhet rritja e numrit të respiratorëve, oksigjeno-terapi, barnat, atëherë do të fokusohemi që buxhetin që e kemi ta ndajmë dhe ta ruajmë për këtë pjesë. Ose për vaksinat, kam kërkuar që edhe brenda këtij ligji të cilin po e përkrahim, që të ketë hapësirë që nëse arrin të dalë një vaksinë që ne të kemi kapacitet dhe mundësi me e marrë. Është shumë me rëndësi që ne ta kemi vaksinën për të gjithë qytetarët dhe duhet që nga tani ta planifikojmë sepse kur bëhet vonë është shumë problem”, tha Reshitaj në Interaktiv.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...