Reshje shiu dhe erë e fortë gjatë të mërkurës

nga D. V.

Ditën e mërkurë, Shqipëria do të ndikohet nga një front i ftohtë atmosferik me ajër të lagësht nga veriperëndimi.

Moti do të nisë me kthjellime, por prej mesditës vranësirat do të shtohen. Në pasdite dhe mbrëmje priten reshje shiu, fillimisht të herëpashershme dhe me intensitet të ulët, më vonë mesatare në shumicën e territoreve.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja-veriperëndimi, me shpejtësi deri 16 m/s në bregdet dhe lugina. Valëzimi në detin Adriatik dhe Jon do të jetë 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET  
Shkodër12/24Diell re shi
Kukës7/14Diell re shi
Lezhë12/24Diell re shi
Dibër7/16Diell re shi
Durrës12/25Diell re shi
Tiranë12/25Diell re shi
Elbasan11/25Diell re shi
Berat10/25Diell re shi
Vlorë12/24Diell re shi
Korçë8/20Diell re shi
Gjirokastër7/25Diell re shi
Sarandë12/25Diell re shi

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More