Reshjet do të kontribuojnë për ngritjen e nivelit të ulët të Liqenit të Ohrit

Ohër, 7 tetor – Shiu që po bie intensivisht gjatë natës dhe sot pa dyshim që do të kontribuojë për përmirësimin e situatës së pavolitshme hidrologjike në rajonin e Ohrit, veçanërisht kur bëhet fjalë për nivelin e ulët të ujit të Liqenit të Ohrit.

 

Niveli i Liqenit të Ohrit periudhën e fundit ndryshonte, por pothuajse në mënyrë konstante një vit nën mesataren, madje edhe nën minimumin natyror.

Matjet e fundit nga DPHM tregojnë se dje niveli i liqenit ishte në 693.12 metra lartësi mbidetare, që është për 15 centimetra nën mesataren për tetorin (693,28 lartësi mbidetare) dhe vetëm tre centimetra mbi nivelin minimal të lejuar (693.10 lartësi mbidetare).

Sa i përket temperaturës së ujit të liqenit, ajo dje ishte 18 gradë Celsius që është diku në nivel të mesatares për këtë periudhë të vitit ose një gradë më lartë nga mesatarja për tetorin.

Related posts

Iniciativa “Më Mirë Për Tetovën” me listë të këshilltarëve komunal

R Zh

Nuk rrezikohet asnjë lëndë e inicuar nga PSP e kthyer në rigjykim

R Zh

Parashikimin motit për ditën e sotme

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More