Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Vlorë, disa akse nën ujë

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë vendin përgjatë orëve të natës kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore në qytetin e Vlorës.

Situata duket më problematike në lagjet Pavarësia, Skela, 28 Nëntori, etj, ku ka prezencë të madhe të ujit në rrugë.

Punonjës së ujësjellës kanalizimeve, bashkia e Vlorës kanë qenë gjatë gjithë natës në terren për pastrimin e pusetave dhe largimin e ujit nga rruga.

Sot në orët e para të ditës vetëm një rrugë, ajo e lagjes ‘Rilindja’, e cila vijon të jetë e mbushur me ujë, por dhe aty po punohet. Ndërkohë që përgjatë rrugës së Lumit të Vlorës ka pasur rënie gurësh ne afërsi te fshatit Brataj.

Related posts

Tepelenë, investimet potencial i rëndësishëm turistik për ekonominë e zonës

D V

Ish-ambasadori Ryerson flet për shpalljen “non grata” të Berishës: Fakti që vendimi u komunikua nga Blinken, tregon se është një sinjal i fortë

D V

Miratimi i certifikatave digjitale të vaksinimit, Soreca: Vaksinimi kyç për të mbrojtur popullsinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More