Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Reshjet e shiut rekord në Itali dhe Francë, gjenden edhe 7 trupa të zhdukur, kërkime edhe për shumë të tjerë

Shtatë trupa u gjetën në një rajon që shtrihet mes kufirit midis Francës dhe Italisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm përfshinë shtëpitë dhe rrugët, thanë zyrtarët në të dy vendet.

Pesë nga trupat u zbuluan në Italinë veriperëndimore, duke përfshirë katër të larë në breg midis qyteteve të Ventimiglia dhe Santo Stefano al Mare, pranë kufirit francez.

Dy të tjerë u gjetën në Francë, përfshirë një bari të gjetur nga një ekip italian i kërkim-shpëtimit. Trupi tjetër u gjet në një automjet që ishte çuar larg nga përmbytja në fshatin Saint-Martin-Vésubie.

Këto viktima e çojnë në nëntë numrin e përgjithshëm të njerëzve të gjetur të vdekur pas shirave të dendur shoqëruar me shkreptima në zonën kufitare të premten. Zjarrfikësit francezë thanë se 21 persona të tjerë ishin të zhdukur, tetë prej të cilëve për shkak të drejtpërdrejtë të stuhisë.

Moti i keq shkaktoi miliona euro dëme, me disa ura të shkatërruara në Itali dhe rrugët në disa qytete të mbushura me mbeturina, baltë dhe makina të përmbysura.

Zyrtarët në rajonin e Piemonte raportuan një shi rekord 630 mm në vetëm 24 orë në Sambughetto, pranë Zvicrës – më shumë se gjysma e reshjeve mesatare vjetore në rajon.

Në Francë, pothuajse 1.000 zjarrfikës u vendosën në rajonin Alpes-Maritimes për të kërkuar të zhdukurit dhe për të rivendosur komunikimet. Më shumë se dy duzina shkolla fillore dhe të mesme në zonë janë mbyllur deri në një njoftim tjetër, thanë autoritetet lokale.

Deri në 500 mm shi ra në më pak se 10 orë, një vëllim që nuk është parë që kur filluan regjistrimet, tha Kryeministri Jean Castex të shtunën.

Postime të ngjashme

Biden arrin në Gjenevë për takim me Putinin

Dafina Vidishiqi

Të paktën katër viktima dhe katër të plagosur në të shtënat në Çikago

Dafina Vidishiqi

“Takimi Mitsotakis-Erdogan, një hap drejt një vere më të qetë”

Bekim Laçi

Si skenë filmash, grabitësit sulmojnë furgonin e blinduar në mes të Italisë

Bekim Laçi

Kremlini nuk pret marrëveshje në samitin Putin-Biden

Bekim Laçi

Dalin pamjet, në laboratorin e Wuhanit kishte lakuriqë nate të gjallë

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...