Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Reshjet gjatë natës, përmbyten rrugët në Durrës

Si rezultat i reshjeve të shumta të shiut, që kanë rënë gjatë gjithë natës së kaluar, një pjesë e kryqëzimeve rrugore në qytetin e Durrësit kanë qenë të përmbytura këtë mëngjes.

Situata ka shkaktuar trafik të rënduar dhe pamundësi për të lëvizur nga këmbësorët kryesisht në kryqëzimet dhe trotuaret e rrugëve në lagjet 12 dhe 17 të qytetit.

Probleme kanë hasur veçanërisht nxënësit e shkollave në këtë pjesë të qytetit që janë përballur me pamundësinë për të kaluar në rrugët e trotuaret e përmbytura. Probleme janë shkaktuar dhe në bizneset përgjatë këtyre rrugëve, që pas  reshjeve të shumta të shiut gjithmonë gjenden nën pushtetin e ujit.

Kjo situatë e vazhdueshme krijon vështirësi të theksuara në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve, si dhe në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

Postime të ngjashme

Zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi: Pajisja e Identifikimit Elektronik demonstrohet në Kukës, e thjeshtë dhe e sigurt

S.B.

Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta: Nuk pretendoj të jemi si Danimarka, por të paktën t’i ngjajmë Kosovës. Kush shet votën…

S.B.

Rama ironizon opozitën: Koalicion tragji-komik! Vetë Halim Kosova e tha se ku janë ata në këtë luftë…

S.B.

“Të mbrojmë votën” – Meta: Nëse do funksiononte SPAK, s’do merrja iniciativa

S.B.

Çomo, pjesë e listës së PS/ Rama: Nxora një sekret të vogël, nuk duhet të mungosh në qeveri. Duam të bëhemi si ty

S.B.

Rama: Pres shumë lajme të mira, ja kur do të nisë vaksinimi masiv në vendin tonë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...