Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Reshjet masive krijojnë probleme në Durrës, Kurbin, Kukës e Lezhë

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar sërish përmbytje në qytetin bregdetar të Durrësit.

Probleme pati në zonën e shëtitores Taulantia, atë të stadiumit por dhe në lagjen 17 të qytetit.

Si rrjedhojë e intensitetit të lartë të reshjeve dhe bllokimit të pusetave, niveli ujit në këto zona u rrit ndjeshëm, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve si dhe të dhe automjeteve, njofton vizion plus.

Ndërsa në zonën e ish-Kënetës veç rrugëve uji hyri dhe në disa banesa.

Por ndonëse situata vazhdon të përsëritet, ku vetëm brenda kësaj jave këto zona janë përmbytur për herë të dytë, autoritetet ende nuk kanë marrë asnjë masë për zgjidhjen e kësaj problematike.

Përmbytje u shkaktuan edhe në Kurbin. Në fshatin Gjorm, uji vërshoi në shtëpi e po ashtu mbuloi dhjetëra hektarë tokë.

Banorët thonë se situata është e përsëritur ndërsa akuzojnë autoritetet për mospastrimin e kanaleve kulluese.

Gjithë natën s’kam fjetur se u përmbytëm.

Ndërkohë në qarkun e Kukësit, probleme pati në disa akse rrugore ku kishte rrëshqitje masive dherash e gurësh.

E njëjta situatë u paraqit dhe në Bulqizë ne segmentin e Rrugës së Arbrit.

Ndërsa në Lezhë, nga reshjet u përmbyt sërish lagjja Besëlidhja.

Postime të ngjashme

Përse Jennifer Lopez është ndarë nga Alex Rodriguez?

S.B.

Afërdita Dreshaj rrëfen njohjen me Jakub Kindl dhe flet për sekretin e një martese të lumtur: Ne e përkrahim njëri-tjetrin në çdo gjë

S.B.

Pas vdekjes së Princit Filip, kush do të trashëgojë titullin Duka i Edinburgut?

S.B.

William dhe Harry u panë duke biseduar me njëri-tjetrin në varrimin e Princit Filip, bashkohen për herë të parë që pas largimit të Princit nga familja mbretërore

S.B.

Kate Middleton në varrimin e Princit Filip shfaqet me një gjerdan diamanti të Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princeshës Diana

S.B.

John Cena, vëllai i Dieselit “i dërguar prej Walkerit” në filmin e ri “F&F9”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...