Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Restaurohen veprat “Qëndresa” dhe “Kullat e Qëndresës” në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Në ditën ndërkombëtare të muzeut, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, në bashkëpunim me Autostradën Biennale, ka ndërmarrë iniciativën për restaurimin e dy veprave të artit (tapicerive) të autores Valbona Zherka, pjesë e ekspozitës së përhershme në sektorin e galerisë së arteve në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Veprat e autores Valbona Zherka, “Qëndresa” dhe “Kullat e Qëndresës” të punuara me teknikën thurje klasike e leshit, ishin në gjendje jo të mirë dhe mjaft të dëmtuara, andaj kanë pasur nevojë imediate për trajtim urgjent.

Artistja Valbona Zherka që njëherit është edhe autore do të restaurojë këto dy vepra dhe të njëjtat pas restaurimit dhe dokumentimit të këtij procesi do të rikthehen për ekspozim në ambientet e Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“Kjo nismë vjen si rezultat i zbatimit të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar ditë më parë nga drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren Samir Hoxha si dhe drejtuesi i Autostradës Biennale Leutrim Fishekqiu. Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren falënderon Autostradën Biennale me theks të veçantë znj. Vatra Abrashi, e cila mori iniciativë për ta ndërmjetësuar restaurimin e këtyre dy veprave me vlerë të veçantë dhe të çmuar për institucionin tonë”, thuhet nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Postime të ngjashme

Doli nga shtypi libri “Xhamia simbol i Shkupit”

Zekirija Haxhiu

Lule në Lumbardh e thirrje për të mos e harruar figurën e Bekim Fehmiut

Lea Muslija

“Piedestal”, libri me personalitete që sjell një pjesë të historisë shqiptare

Lea Muslija

Prej të enjten kinemaja “Milenium” sërish fillon me punë

Dafina Vidishiqi

Stefoska: Kemi dërguar një letër interesi për programin e ri të BE-së për kulturë

Zekirija Haxhiu

Vdes Lisa Banes, nuk i mbijetoi plagëve të aksidentit

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...