Agjencia Zhurnal.mk

Retro 2016: Zaev premtoi fotovoltaikë për çdo familje, ndërsa sot shtrenjtohet rryma elektrike (Video)

Shkup, 10 gusht – Zhurnal.mk – Pikërisht para katër viteve, atëherë kur Zoran Zaev edhe pse pa fituar zgjedhjet u zgjodh kryeministër me ndihmë të Bashkimit Demokratik për Integirm, pati premtuar se çdo familje, çdo shtëpi në Maqedoni, do të furnizohet me panele fotovoltaike, pavarësisht nëse ajo familje është në gjendje ta paguajë atë apo jo, informon Zhurnal.

Zoran Zaev pati deklaruar se Maqedonia importon rreth 40% të rrymës për nevojat e saja elektrike, dhe për këto harxhon rreth 180 milion euro në vit nga xhepi i qytetarëve.

Zaev pati premtuar investime kapitale madje edhe në pjesën e prodhimit të energjisë elektrike në vendin tonë. Ai pati deklaruar se me panelet fotovoltaike, çdo amvisëri do të kursejë harxhimet deri në 60% apo rreth 15 mijë denarë për çdo familje.

“Pa dallim nëse qytetarët do të kenë të holla, pa dallim nëse qytetarët do të mund t’i paguajnë këto fotovoltaikë, apo kanë 0 të ardhura, shteti do të mundësojë që secili të bëhet me fotovoltaikë të cilat do t’i shfrytëzojnë për nevojat e tyre”, pati deklaruar Zaev.

Por ku mbeti ky premtim? Që nga dhjetori i 2016tës, e deri sot gusht i 2020tës, qytetarët as nuk kanë dëgjuar për ndonjë subvencionim të tillë. Asnjë amvisëri nuk është bërë me fotovoltaikë dhe as nuk ka kursyer 15 mijë denarë.

Përpos që nuk mori asnjë amvisëri fotovoltaikë, madje së fundmi u shtrenjtua edhe rryma elektrike për 7,4 përqind.

Nga ELEM, MEPSO dhe EVN shprehen se kjo rritje ishte e nevojshme sepse nuk mund të mbuloheshin harxhimet e tyre për import të rrymës.

Krahas protestave nga qytetarët në gjashtë qytete të ndryshme, ky vendim nuk u ndryshua dhe MEPSO sot doli me deklaratë se qytetarët në vend se të ankohen për çmimin e rrymës, le të mos përdorin internet dhe telefonë.

A duhet qytetarët pas kësaj të ndalen apo të vazhdojnë me protestat çdo javë ditëve të enjte? Në Tetovë tanimë janë takuar këshillat organizues të protestave të Tetovës, Shkupit, Gostivarit, Dibrës, Kërçovës dhe Kumanovës.

Këto këshilla, po koordinohen së bashku për protestat dhe veprimet e mëtejshme lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.///Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...