Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Revista “People” zgjedh 10 albumet më të mira të vitit 2020, rendit të parin “Future Nostalgia” të Dua Lipës

Përkundër pandemisë COVID-19, një mori yjesh arritën të futeshin në studio dhe të regjistronin muzikë që na ndihmoi ta kalonim vitin pandemik.

Kur bota u mbyll në fillim të këtij viti ndërsa u përhap pandemia COVID-19, pothuajse dukej sikur muzika do të ndalonte gjithashtu.

Por fatmirësisht, këta artistë u kthyen në studio, duke përdorur karantinën si një kohë për të zhbllokuar edhe më shumë kreativitet në zanatin e tyre.

Revista me nam botëror, People ka zgjedhur 10 albumet më të mira dhe të suksesshme të vitit, ku të parin kanë vlerësuar albumin “Future Nostalgia” të artistes shqiptare, Dua Lipa.

E lumtur për këtë sukses, Dua Lipa edhe vet rishpërndau në InstaStory disa imazhe të miqve të saj, të cilët krenoheshin me suksesin e saj.

“Future Nostalgia” u publikua në muajin mars dhe është albumi më i dëgjuar i një artisteje femër për këtë vit në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Më poshtë gjen listën me 10 albumet më të mira të vitit 2020, të përzgjedhura nga Revista “People”.

Postime të ngjashme

Ja disa gjëra që nuk i keni ditur për Arian Bajramin

R Zh

Ju prezantojmë fotografen kosovare në Zvicër Kristina Gashi, që sjell foto artistike

T E

“Urime martesa vlla” quhet hiti i dasmave sapo ardhur nga Gentjana Gjergji

T E

Qerpikë të mëndafshtë me volum rus Lash to lash

S.B.

Ronela Hajati së shpejti lanson albumin “Rron”, pas 20 vitesh karrierë

S.B.

Melisa Lleshi paralajmëron projektin e ri muzikor

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...