Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Revizioni do të “trokas” në dyert e shtetit!

Shkup, 27 janar – Zyra e Revizionit Shtetëror planifikon këtë vit të bëjë kontrolle të shpenzimeve të parave publike në më shumë se 59 institucione shtetërore, ndërmarrje publike, komuna, institucione shëndetësore, si dhe parti. Po ashtu, do të shqyrtohen edhe një numër programesh dhe masash të zbatuara nga shteti. Në total, auditorët shtetërorë planifikojnë të bëjnë 71 revizione gjatë këtij viti, mëson Zhurnal.

Burime të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal në Revizionin Shtetëror bëjnë të ditur se programi më optimist i revizionit është bërë dhe planifikuar këtë vit. Ai përfshin numrin më të madh të institucioneve dhe programeve krahasuar me vitet e kaluara, kur zakonisht kryheshin mesatarisht rreth 50 revizione.

NJË “TURRË” REVIZORËSH DHE HULUMTUESISH NË TERREN

Numri i shtuar i revizorëve, siç shpjegohet nga Zyra e Revizionit Shtetëror, është për shkak të faktit se kapacitetet e këtij institucioni të pavarur janë forcuar, kështu që me punësimet e reja që janë bërë, numri i revizorëve është rritur, si dhe ndihmësve dhe personave teknik. Kjo do të thotë që një numër më i madh i ekipeve të Zyrës së Revizionit Shtetëror do të jenë në dispozicion për të parë “librat” e shpenzuesve të parave të shtetit në terren dhe për të përcaktuar se si ata i përdorën fondet publike që u ishin vënë në dispozicion. “Planifikimi vjetor i revizorëve kryhet në përputhje me dispozitat e Ligjit për Kontrollin e Shtetit, sipas të cilit arka e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe buxhetet e fondeve kontrollohen një herë në vit, ndërsa te subjektet tjera kryhen brenda afateve të përcaktuara nga Programi vjetor për punën e Revizionit shtetëror”, thuhet në shpjegim.

Institucionet që do të jenë me interes për revizorët e shtetit këtë vit, do të duhet të shpjegojnë për çdo qindarkë se ku dhe për çfarë qëllimesh i kanë shpenzuar fondet, dhe nëse shpenzimet ishin në përputhje me qëllimin dhe rregulloret ligjore. Përveç Buxhetit të shtetit për vitin 2020, do të bëhet revizion edhe ndaj Fondeve, gjegjësisht Fondi Pensional dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Po ashtu do të “hallakaten” edhe dokumentet e Agjencisë së Punësimit, si dhe të vetë legjislativit-Parlamentit. Nga ministritë – këtë vit ekipet e zyrës së kontrollit të shtetit do të duhet të përballen me Ministrinë e Brendshme dhe Drejtësisë, si dhe Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve, e cila është nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë. Gjithashtu do të kontrollohen edhe shpenzimet e parave të shtetit nga ana Inspektoratit Shtetëror të Punës, si dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, informon Zhurnal.mk

PARTITË MARRIN PARA TË MAJME NGA SHTETI, A SHPENZOHEN LIGJËRISHT

Partitë do të duhet të sigurojnë prova se paratë i kanë shpenzuar ligjërisht, për ata që i marrin ato nga shteti, e që nuk janë aspak shuma të vogla, pavarësisht nëse partitë janë në pushtet apo në opozitë. Kjo është lista e partive që do ti nënshtrohet revizionit: LSDM, VMRO-DPMNE, BDI, Lëvizja BESA, Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja për Bashkimin kombëtar të Turqve, GROM, si dhe PDSH. Do të shqyrtohen edhe shpenzimet e partive në zgjedhjet e rregullta lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Revizorët do të “trokasin në derë” edhe në tre fakultete pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Fakultetin e Mjekësisë dhe veterinarisë, Fakultetin e Arteve Dramatike dhe Fakultetin e Dizajnit dhe Teknologjisë. Revizion do të behet edhe në Institutin Kombëtar Opera dhe Baleti, Filarmonia e Maqedonisë, Gjykatën e Apelit të Shkupit, Gjykatën Themelore në Tetovë, burgun e Shkupit etj. Revizorët do të lexojnë edhe “librat” e shumë institucioneve shëndetësore si dhe disa komuna urbane dhe rurale.

REVIZIONI TË SHPENZIMEVE PËR KOVID-19

Revizioni Shtetëror do të shqyrtojë edhe efektivitetin e masave ekonomike të Qeverisë për të trajtuar krizën e shkaktuar nga Kovid-19, si edhe efektivitetin e masave qeveritare për barazinë gjinore. Revizorët gjithashtu do të shqyrtojnë menaxhimin e borxhit publik, pra borxhin e Maqedonisë së Veriut, shfrytëzimin e potencialeve gjeotermale, të ardhurat vetanake të komunave për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët gjatë pandemisë, pastaj masat dhe politikat e marra për të mbështetur punësimin dhe profesionet e prekura nga kriza. Në listën e revizorëve gjendet edhe shërbimi për punë të përgjithshme i Qeverisë. Ndryshe, programin vjetor për punë për vitin 2021, Zyra e Revizionit Shtetëror tanimë e ka dërguar në Parlament, për t’u shqyrtuar nga deputetët. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Përfundoi debati në ditën e dytë për ribalancin e Buxhetit

D V

Milloshoski: Kemi komunikim me ASH-AAA për çështjen e koalicionit parazgjedhor

D V

Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve lokale

D V

Shahpaska: Me masën ligjore “E diela – ditë e pushimit javor” e realizojmë kërkesën e punëtorëve

D V

KRSKRR-ja me thirrje: Vozit me përgjegjësi – Vozit i çlodhur!

D V

Filloi debati për Ligjin për shtetësi, parashtrohen 1.000 amendamente

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...