Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Revizioni publikon raportet përfundimtare për LSDM-në, VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në

Shkup, 1 prill – Zhurnal – Entit Shtetëror i Revizionit publikoi sot në faqen e saj të internetit raportet përfundimtare të auditimit të partive politike LSDM, VMRO-DPMNE dhe BDI në Llogarinë për funksionimin e rregullt, përcjell Zhurnal.mk.

Enti Shtetëror i Revizionit, siç bëhet e ditur në raport, ka bërë revizionin e zbatimit të rekomandimeve të dhëna të përfshira në raportin përfundimtar të revizionit të zbatuar për raportet financiare së bashku me revizionin e harmonizimit për vitin 2018 të LSDM-së dhe informoi se të dy rekomandimet e dhëna nuk janë zbatuar.

“Në raportet përfundimtare të revizionit të raporteve financiare së bashku me revizionin e harmonizimit të LSDM-së për vitet e mëparshme, revizori i autorizuar shtetëror informoi se partia ka në dispozicion dhe përdor hapësira afariste në objektet ndërtimore që i ka trashëguar nga një person juridik paraardhësi i saj. Për këto objekte, LSDM nuk ka siguruar dokumente për përcaktimin e pronësisë, regjistrimin e tyre në Agjencinë për kadastër të patundshmërive dhe evidencës kontabilistet në librat afariste të partisë”, thuhet në raportin.

Si rekomandim nga revizori i autorizuar shtetëror, në raport qëndron se personi përgjegjës i partisë duhet të vazhdojë aktivitetet e filluara për përcaktimin e pronësisë së objekteve që i përdorin, regjistrimin e tyre në Agjencinë e kadastrës së patundshmërive dhe në evidencën kontabiliste të partisë.

“Mënyra e vendosur e mbledhjes, pagesës dhe raportimit të të ardhurave në bazë të anëtarësisë në LSDM nuk ofron pasqyrë dhe konfirmim të plotë të mjeteve individuale të paguara. Personi përgjegjës i partisë të ndërmerr aktivitete për miratimin e aktit për rregullim plotësues të mënyrës së mbledhjes, pagesës dhe raportimit të shumave individuale të mjeteve në bazë të anëtarësisë, për të konfirmuar se shumat individuale të anëtarësisë janë në kuadër të limitit të përcaktuar me ligj, bëhet e ditur në raportin.

Duke analizuar të ardhurat e përgjithshme sipas llojeve të burimeve të financimit, ESHR-ja konstaton se pjesëmarrja e financimit publik nga Buxheti i RMV-së në punën e rregullt të LSDM-së shënon trend rritës nga 37 për qind në vitin 2015 në 82 për qind në vitin 2019, krahasuar me trendin e rënies së pjesëmarrjes së burimeve private të financimit në të ardhurat e përgjithshme të partisë.

“Situata e përmendur mund të ketë ndikim në strukturën e shpenzimeve të partisë në periudhën e ardhshme, duke marrë parasysh ndryshimin e nenit 83-a paragrafit 2 alinesë 1 të Kodit Zgjedhor, ku burimi i financimit të fushatës zgjedhore, në mesin e burimeve të tjera janë mjetet nga llogaria e rregullt e partisë politike”, qëndron në raportin.

Në raportin përfundimtar për revizionin e realizuar financiar së bashku me revizionin e harmonizimit të VMRO-DPMNE-së për vitin 2018, revizori i autorizuar shtetëror, siç bëhet e ditur në raportin, informoi për procedurën gjyqësore të iniciuar nga organet kompetente në muajin tetor të vitit 2018, me të cilën VMRO-DPMNE-së i ndalohet një pjesë e pasurisë së patundshme/objekte ndërtimore me vlerë të përgjithshme të blerjes në shumë prej 1.140.344 denarë, në pronësi të partisë, për ta tjetërsuar, hipotekuar dhe për ta poseduar atë me dhënie me qira, deri në përfundimin e procedurës para organeve kompetente.

“Ndalesa e posedimit të përkohshëm të një pjese të pasurisë së partisë politike përmes procedurës së ngritur ndikon në vlerën e vlerësuar të një pjese të pasurisë së patundshme të shprehur në Bilancin e gjendjes, në përputhje me nenin 14 të Ligjit për kontabilitet të organizatave joprofitabile. Në librat afariste në vitin 2019, vlera e pronës është rritur për rivlerësimin e llogaritur në vlerë prej 12.407 denarë. Theksojmë se deri në ditën e revizionit, procedura e ngritur para organeve kompetente është ende në rrjedhë”, thuhet në raportin.

Rekomandimi që përmendet në raportin është se personat përgjegjës të partisë të ndërmarrin masa dhe aktivitete për evidentim përkatës të pasurisë së patundshme, pas përfundimit të procedurës para organeve kompetente.

“Duke analizuar të ardhurat e përgjithshme sipas llojeve të burimeve të financimit, konstatuam se pjesëmarrja e financimit publik nga Buxheti i RMV-së në punën e rregullt të VMRO-DPMNE-së shënon trend rritës edhe atë nga 27 për qind në vitin 2016 në 67 për qind në vitin 2019, krahasuar me trendin e rënies së pjesëmarrjes së burimeve private të financimit (anëtarësi dhe donacione) në të ardhurat e përgjithshme të partisë. Situata e përmendur mund të ketë ndikim në strukturën e shpenzimeve të partisë në periudhën e ardhshme, duke marrë parasysh ndryshimin e nenit 83-a paragrafit 2 alinesë 1 të Kodit Zgjedhor, ku burimi i financimit të fushatës zgjedhore, në mesin e burimeve të tjera janë mjetet nga llogaria e rregullt e partisë politike”, bëhet e ditur në raportin.

Raporti i revizionit të partisë politike BDI konstaton disa situata: në raportin vjetor të donacioneve për vitin 2019, BDI ka raportuar një donacion nga një person fizik në vlerë prej 2.046 denarë që ka të bëjë me automjetin që e kanë marrë si dhuratë në vitet e mëparshme. Vlera e parashikuar e automjetit tejkalon shumën e lejuar të donacionit në vlerë prej 1.318 denarë, që nuk është në përputhje me nenin 16 të Ligjit për financimin e partive politike; Regjistrin e donacioneve për vitin 2019, nuk është përpiluar në formular të përcaktuar nga Rregullorja për formën, përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit të donacioneve, të miratuar nga ministri i Financave, që nuk është në përputhje me nenin 17 të Ligjit për financimin e partive politike.

Kushtet e deklaruara, siç qëndron në raportin, ndikojnë në limitin e mjeteve që partia politike i siguron si burim i financimit në bazë të donacioneve, si dhe në informacionet që i jep Regjistri i donacioneve. Si rekomandim bëhet e ditur që personi përgjegjës i partisë të ndërmarrë masa dhe aktivitete për respektimin e shumave të lejuara me ligj për donacionet e parashikuara me Ligjin për financimin e partive politike dhe përpilimin e regjistrit të donacioneve në formular të përcaktuar me ligj.

“Duke analizuar të ardhurat e përgjithshme sipas llojeve të burimeve të financimit, konstatuam se pjesëmarrja e financimit publik nga Buxheti i RMV-së në punën e rregullt të BDI-së shënon trend rritës edhe atë nga 51,12 për qind në vitin 2015 në 83,58 për qind në vitin 2019, krahasuar me trendin e rënies së pjesëmarrjes së burimeve private të financimit në të ardhurat e përgjithshme të partisë. Situata e përmendur mund të ketë ndikim në strukturën e shpenzimeve të partisë në periudhën e ardhshme, duke marrë parasysh ndryshimin e nenit 83-a paragrafit 2 alinesë 1 të Kodit Zgjedhor, ku burimi i financimit të fushatës zgjedhore, në mesin e burimeve të tjera janë mjetet nga llogaria e rregullt e partisë politike”, thuhet në raportin.

Postime të ngjashme

Komuna e Çairit vendosi tabela të reja basketbolli në fushën e sportit në lagjen “Gazi Babë”

R Zh

Milloshoski: Bujar Osmani të raportojë për udhërrëfyesin me Bullgarinë para Komisionit për Politikë të Jashtme

R Zh

Aleanca për Shqiptarët: Nxënësve u kërkohen para për dëftesa, partia e korruptuar, BDI të ndalojë keqpërdorimet

R Zh

Në mjekim spitalor janë 105 pacientë me kovid, 37 prej tyre në Shkup

R Zh

Zaev: LSDM-ja është favorite në zgjedhjet lokale

R Zh

Vazhdojnë rregullat aktuale për hyrje në Greqi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...