Revolucioni i 1911-s i hapi rrugë ndryshimeve të thella

Presidenti kinez Xi Jinping tha të shtunën në një konferencë me rastin e 110 vjetorit të  Revolucionit të vitit 1911, se kjo ngjarje  hapi rrugën për ndryshimet e thella shoqërore që kanë ndodhur në Kinën moderne.

Njëqind e dhjetë vjet më parë, revolucionarët kinezë të përfaqësuar nga Sun Jat Seni mahnitën botën kur filluan Revolucionin e vitit 1911. “Ata rrëzuan dinastinë Qing, i dhanë fund monarkisë absolute që kishte sunduar Kinën për mijëra vjet, dhe shtruan rrugën për ndryshimet e thella shoqërore që kanë ndodhur në Kinën moderne,” vuri në dukje Xi.

“Me fuqinë e tij të jashtëzakonshme dhe ndikimin e thellë, Revolucioni i vitit 1911 solli transformimin shoqëror në Kinë dhe çoi në kërkimin e rrugës drejt përtëritjes kombëtare,” shtoi ai duke  bërë thirrje për të nxjerrë mësime nga e kaluara në procesin e arritjes së ribashkimit të plotë të Kinës dhe për të çuar përpara kauzën e madhe të rilindjes kombëtare. Presidenti theksoi se pjesa kontinentale u përmbahet politikave bazë të ribashkimit paqësor dhe parimit “Një vend, dy sisteme”, mbështet politikën e “Një Kine” dhe Konsensusin e vitit 1992 dhe punon për zhvillimin paqësor të marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit.

Pas viteve të punës së palodhur, rilindja e kombit kinez është bërë një domosdoshmëri historike, me institucione e themele më të forta dhe një mendim më aktiv”, tha Xi. Ndërkohë, ai vuri në dukje se agresioni dhe hegjemonia nuk janë në gjenet e popullit kinez. “Kina do të mbetet një mbrojtëse e paqes botërore, kontribuese në zhvillimin global dhe ruajtëse e rendit ndërkombëtar, dhe ne do të bëjmë çmos për të dhënë kontribute edhe më të mëdha për njerëzimin,” theksoi  presidenti kinez.

Related posts

Kryeministri i përkohshëm i Haitit tërhiqet nga lufta për pushtet

D V

Pentagoni do të kërkojë leje për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19

Redaksia

Prindërit kinezë lënë adoleshenten rebele në ishullin e pabanuar, për ‘t’i dhënë një mësim’

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More