Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Rexha: Familja shqetësohej se mos do të përfundoja si rasti i Dino Asanajt

Ish-kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Blerim Rexha ka raportuar para deputetëve anëtarë të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Rexha ka treguar se familja shqetësohej se mos do të përfundonte si rasti i Dino Asanajt, një vit pasi ai kishte vdekur në rrethana misterioze.

“Unë kam marrë detyrën pas ngjarjeve tragjike të vitit 2012. E kam fjalën për vdekjen e dyshimtë të Dino Asanajt. Në një situatë të tillë ka qenë goxha vështirë ta bindni familjen, gruan, prindit, miqtë dhe shokët që nuk do të përfundoni në një mënyrë të ngjashme nëse i kundërshtoheni një rrjedhjeje të tillë”, ka thënë Rexha.

Ai ka bërë të ditur se, në këtë institucion ka kryesuar vetëm dy mbledhje të Bordit, tha se AKP nuk ka qenë në funksion të zhvillimit të vendit.

“Jam emëruar më 21 shkurt 2013 dhe më 16 maj kam dhënë dorëheqje, që i bie se kam shërbyer 84 ditë pune në AKP”, tha ai

Rexha tha se arsye e dorëheqjes, sipas tij ka qenë privatizimi me çmim mjaft të ulët.

“Pesë mijë ari tokë janë shitur nga një euro ari. E kam kundërshtuar këtë proces të privatizimit me këtë çmim mjaft të ulët. Ndërsa, në bord anëtarët me thoshin, ‘po të dhimbset toka e Kosovës?’. Andaj, kjo ka qenë një ndër arsyet e dorëheqjes”, tha Rexha.

Pas këtij intervsitimi, pritet që Komisioni ta intervistojë edhe Shkëlzen Lluka, ish-drejtor menaxhues në Agjencinë Kosovare për Privatizim.

Postime të ngjashme

Publikohet rezultati: Ja sa vende deputetësh kanë fituar VV, PDK, LDK dhe AAK (Tabela)

S.B.

Kurti i nis letra Erdoganit dhe Netanyahut

S.B.

Freedom House: Shqipëria, Kosova pjesërisht të lira

S.B.

Sot pritet të përfundojë numërimi i votave të diasporës

S.B.

Lajçak sot në Serbi, takimin e parë e zhvillon me Vuçiqin

S.B.

​Kosovë/ Mbi 8200 raste aktive me COVID

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...