Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Rexhepi: Deputetët e ASH-Alternativa jemi kundër punës online në Kuvend

Shkup, 18 nëntor – Zhurnal.mk – Grupa e deputetëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës janë kundër punës online të Kuvendit, informon Zhurnal.

Deputeti i Alternativës, Zejd Rexhepi, sot në një prononcim për MIA-n ka paralajmëruar se kjo nuk është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Sipas Rexhepit, prapa mundësisë për votim online, partitë në pushtet duan të fshehin edhe atë shumicë të brishtë që e kanë në PArlament.

“Edhe në raste të tjera më herët deputetët kanë munguar në punë”, thotë koordinuesi i grupës së deputetëve ASH dhe Alternativa.

Siç është njoftuar, përshkak arsyeve shëndetësore mungojnë gjashtë deputetë, por tjerët ndoshta janë prezent, shprehet Rexhepi. Deputetët e opozitës siç shton më tej, asnjëherë nuk do ta pengonin funksionimin e Parlamentit.

“Duhet të ketë mirëkuptim mes partive politike”, thotë ai.

ASH dhe AAA edhe para sjelljes të këtij propozimi e kishin këtë qëndrim. Kryetari i Kuvendit dje solli propozim që të nddryshohet rregullorja e punës së Kuvendi me çka do të mundësohej kyçja online e deputetëve me Covid apo në vetizolim.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Qyteti i Shkupit: FIllon ofanziva ndërtimore verore e rrugëve dhe bulevardeve

R Zh

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...