Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Rexhepi: Gazifikimi i amvisërive në pjesën më të madhe të komunave do bëhet realitet në fillim të vitit të ardhshëm

Shkup, 3 mars, Zhurnal.mk – Drejtori i Resurseve Energjetikë Kombëtare, Bajram Rexhepi, thotë se gazifikimi i amvisërive në pjesën më të madhe të komunave do bëhet realitet jo më vonë se në fillim të vitit të ardhshëm. Ka vetëqeverisje lokale që tashmë e kanë kryer detyrën e tyre, ku kanë përgatitur infrastrukturën për lidhje me rrjetin nacional të gazifikimit.

Në linjë Gostivar-Tetovë punimet janë shtyrë për shkak të problemeve me krizën e Kovidit dhe shpronësimeve të tokës ku kalon tubacioni i gazit. Prioritet për gazifikimin do të kenë çerdhet, spitalet dhe institucionet publike.

Realisht jemi në 80 për qind të realizimit të punimeve për gazifikimin, edhe pse është e qartë se kemi pasur probleme edhe për shkak të pandemisë. Por, ne varemi edhe nga institucionet e tjera , ku është një zinxhir i madh njerëzish që janë të kyçur në këtë projekt. Problemin më të madh e kemi në shpronësimin e terrenëve ku kalojnë tubacionet. Besoj që këtë vit do realizojmë gazifikimin e të gjithë rajonit të Pollogut. Aksi Negotin-Prilep-Manastir janë kryer 95 për qind të punimeve- tha Rexhepi për Alsat-M.

Postime të ngjashme

Ivanovska paralajmëron se do ta paraqesë në polici finansiare Dragi Rashkovskin

Z H

Mickoski uron muslimanët me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

B L

Spasovski – Kangler: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer me Slloveninë

Z H

Filipçe apel deputetëve të mbështesin çmimoren për trajtim antikovid në spitalet private

B L

Xhaferi uron besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Z H

Komiteti i Helsinkit: Ekzistojnë mundësi ligjore për marrjen e shtetësisë

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...