Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rexhepi: Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa do të fitojë bindshëm në zgjedhjet lokale

Zhurnal Ads

Shkup, 25 nentor – Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi në emisionin “Enter” ka deklaruar se janë të interesuar të bashkëpunojnë me Aleancën për Shqiptarët, pasi ky koalicion u tregua i sukseshëm në zgjedhjet parlamentare, përcjell SHENJA. Rexhepi më tej tha se koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa do t’i fitojë bindshëm zgjedhjet lokale.

“Gjithsesi koalicioni që e kemi bërë edhe më herët. Ne jemi të përkushtuar. Tash flas si deputet i Alternativës pasi këto bisedime janë bërë edhe në kuadër të kryesisë, vazhdimisht. Ne jemi të interesuar që zgjedhjet lokale të na gjejnë bashkarisht si formë e koalicionit pasi që ky koalicion u tregua i sukseshëm në zgjedhjet parlamentare dhe besojmë thellë që do të tregohet edhe në zgjedhjet lokale. Jemi të përgatitur dhe besojmë që do të arrijmë marrëveshje të përbashkët me Aleancën që edhe ndarjen e komunave ta bëjmë konform fuqive politike tona dhe besoj që në atë mënyrë do arrijmë që kandidatër për kryetare të jenë pjesë e koalicionit dhe lista për këshilltarë të jetë pjesë e koalicionit. Përsëri do merremi vesh. Jemi të bindur që zgjedhjet lokale koalicioni Aleanca – Alternativa do t’i fitojë bindshëm”, deklaroi Rexhepi.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ministri Bekteshi: Anëtarësimi në BE është interes kombëtar dhe shtetëror

R ZH

Vdekja e lehonës 40-vjeçare, mjekët thonë se kishte gjakderdhje të pakontrolluar

T E

Në Kuvend nis debati për zv.ministrat e rinj

Z H

Buhova: Në 4 ditët e fundit janë dhënë 7500 vendime për izolim

E.E.

Ali Ahmeti uron presidentin e ri amerikan Xho Bajden dhe falënderon presidentin Tramp

T E

DASH: Kontesti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të zgjidhet jashtë procesit integrues

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...