Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rexhepi: Mbështesim interpelancën e Mexhitit kundër Grubit

Shkup, 1 mars, Zhurnal.mk – Deputeti i koalicionit opozitar AAA-ASH, Skender Rexhepi-Zejd thotë se opozita shqiptare do të mbështesë çdo nismë për rrëzimin e Qeverisë apo shkarkimin e ndonjë ministri të saj, shkruan.

Megjithatë, Rexhepi vlerëson se përplasjet mes nënkryetarit të BDI-së, Izet Mexhiti dhe zëvendëskryeministrit Artan Grubi janë vetëm një lojë e kurdisur mes tyre dhe nuk beson që Mexhiti do të inicojë interpelancë kundër Grubit. Këtë sipas Rexhepit e dëshmon edhe deklarata e fundit e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se mes Mexhitit dhe Grubit ka vetëm hatërmbetje.

“Është një lojë për të cilën kam folur edhe më herët. Është lojë mes strukturave të BDI-së, ku BDI-ja tenton të bëjë opozitën e BDI-së, por ne nuk e lejojmë këtë. Ne jemi opozitë e BDI-së dhe ne jemi ata që do e bëjmë ndryshimin këtu. Megjithatë, çdo lloj interpelance që do të ndodh ndaj qeverisë aktuale ne do e mbështesim, nga ministri deri te rënia e qeverisë. Në këtë drejtim do të ketë mbështetje pa rezervë nga koalicioni ynë, çdo njëri që ngrit interpelancë”, tha deputeti i koalicionit opozitar AAA-ASH, Skender Rexhepi-Zejd për gazetën LAJM.

Një ditë më parë, nënkryetari i BDI-së dhe shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Izet Mexhiti, tha se nuk do të heqë dora nga interpelanca e paralajmëruar ndaj zëvendëskryeministrit, Artan Grubi.

“Do të vazhdoj në Parlament t’i përkrah aty e kanë mirë dhe t’i kritikoj aty ku e kanë gabim. Mbetet opsioni i interpelancës”, ka deklaruar Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së. Lidhur me përplasjet mes Mexhitit dhe Grubit, ka folur edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit të kryesisë qendrore në Tetovë. Ahmeti tha se në BDI nuk ka mbetur asgjë pa u sqaruar. Mos pajtimet mes grupeve Ahmeti i cilësoi si hatër mbetje.

Postime të ngjashme

Hoxha: Deri më 15 qershor do të paguhen gjitha subvencionet për bujqit

R Zh

Stevo Pendarovski: Ndryshim i kufijve të Ballkanit do ta destabilizojë rajonin

N E

Prokuroria do ta ankimojë vendimin për paraburgim e Dragi Rashkovskit

N E

Dragi Rashkovskit i caktohet arrest shtëpiak

N E

Zgjatet afati i aplikimit për vasinim të gazetarëve deri më 23 prill

N E

OBRM-PDUKM nuk e mbështet “Bechtel Enkan” për ndërtimin e Korridorit 8

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...