Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Rexhepi mbetet në LDK: Me Vjosën jemi përshëndetur

Fatmir Rexhepi, që i qëndroi përkrah Vjosa Osmanit, nuk do t’i bashkohet planit të saj për të garuar në zgjedhje me një listë të ndarë nga LDK-ja. Ai do të vazhdojë të mbetet në LDK, ndonëse do të qëndrojë jashtë garës në zgjedhjet parlamentare.

Kërkesat dhe pakënaqësitë e tij nuk janë përfillur nga partia, por deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi do të vazhdojë të jetë pjesë e LDK-së. Ai as nuk e vë në diskutim nëse duhet të qëndrojë ende në partinë ku qe që nga themelimi i saj.

Rexhepi s’e kishte votuar Qeverinë e udhëhequr nga nënkryetari i LDK-së, por ai tha për Gazetën Express se javën e kaluar e ka votuar Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

“Po, patjetër që do të vazhdoj të jem në LDK. S’kam planifikuar kurrgjë tjetër momentalisht. Ishte një vit i rëndë edhe në Parlament. Kur të mos jesh produktiv si Parlament, si institucione, aty vetëm po… Po mendoj, si refleksion i asaj pastaj edhe qëndrimet i kam marrë… Pasi edhe nuk munda të jap kontribut sa duhet, dhe kështu s’dua të kandidoj në zgjedhjet e ardhshme, pastaj shohim, as vetë s’e di… Janë zgjedhjet për partitë, nuk më takon tash të them po hiqem prej partisë”, tha Rexhepi.

Si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ai ka votuar për nominimin e Hotit si kandidat për kryeministër, ndonëse nuk është pajtuar me plot qëndrime të partisë dhe të Qeverisë së udhëhequr nga LDK-ja. Rexhepi vlerëson se do të ishte e palogjikshme politikisht të mos e votonte Hotin si kandidat për kryeministër.

“Po po, kam votuar për spese ajo s’ka logjikë shumë… Politikisht nuk ka logjikë ndryshe. Unë kam mendu diçka tjetër deri para 23 dhjetorit, para vitit të ri. Kam mendu që bëhen disa ndryshime tjera. Kështu që, kanë ndodhë disa ndryshime tjera. Kam pritë diçka tjetër. I kam thënë… Nuk është mirë me u marrë tash”, tha Rexhepi.

Rexhepi ishte në mesin e zyrtarëve të pakënaqur në LDK. Më 3 shkurt, ai e kishte votuar Qeverinë Kurti, ndërsa më 25 mars nuk kishte marrë pjesë në seancën ku ishte votuar për rrëzimin e po të njëjtës, ndërsa kishte abstenuar më 3 qershor, kur u votua Qeveria Hoti.

Postime të ngjashme

Hoti për dialogun me Serbinë: Njohje reciproke, sovraniteti dhe integriteti i Kosovës të panegociueshme

S.B.

Osmani pas takimit me Lajçakun: Nuk diskutojmë për kufijtë, në dialogun me Serbinë të trajtohemi si shtete të barabarta

S.B.

46 pacientë me coronavirus në Spitalin e Pejës, 36 në oksigjeno-terapi

S.B.

8,026 raste aktive me coronavirus në Kosovë

S.B.

Lugina e Preshevës, 29 vjet qëkur shqiptarët kërkuan bashkim me Kosovën

S.B.

Osmani pret Lajçakun

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...